Ibrahimovic rikthen Milanin +3 nga Interi, Pioli: Renditjen e shohim në prill (VIDEO)

TIRANË- Milani nuk gabon dhe fiton 2-0 në transfertë ndaj Cagliarit në Sardenjë në ndeshjen e fundit të javës së 18-të të Serisë A duke mbajtur diferencën me tre pikë më shumë se Interi i vendit të dytë.

Suksesi i kuqezinjve ishte nën shenjën e sulmuesit veteran Zlatan Ibrahimovic që me rikthimin si titullar pas dy muajsh mungese ka shënuar dygolëshin e pestë në këtë kampionat. Suedezi fitoi dhe shndërroi vet në gol një penallti që në minutën e 7-të dhe më pas gjeti dyfishimin në fillimin e pjesës së dytë. Milani me 43 pikë mban vendin e parë dhe është gati kampion dimri në Serinë A ndërsa ndeshjen e fundit të fazës së parë e luajt të shtunën ndaj Atalantës.

 Megjithëse me shumë mungesa kuqezinjtë kanë triumfuar dhe tekniku Stefano Pioli është dukur i kënaqur por nuk ka përmendur fjalën titull: Suksesi është i merituar dhe renditjen do t’a shohim vetëm në prill pasi ka shumë skuadra të forta dhe do të luftojmë për t’u rikthyer në Champions” e mbyll timonieri i Milanit./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja