PSG ka mposhtur me rezultatin 4-0 skuadrën Evian Thonon Gaillard.

Zlatan Ibrahimovic kameritën kryesore në këtë fitore, i cili e hapi takimin me golin e 14-të këtë edicion.

Përsëri Ibrahimovic ishte nismëtari i golit të dytë nga Laveci, suedezi stopoi një top të bukur me gjoks për argjentinasin që dyfishoi shifrat.

Tiago Silva vazhdon serinë e golave për PSG në minutën e 84, pas asist të Pastores.

Në fund të ndeshjes Kevin Gameiro vulosi rezultatin përfundimtar të takimit pas një kombinimi të Ibrahimovic dhe Menez.

(d.b/shqiptarja.com)