Fitorja e Suedisë 4-2 përballë ekipit të Anglisë, pavarësisht se ka lënë një shije të hidhur të ishullorët ka marrë duartrokijtejet e “Tre Luanëve” në fund. Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Zllatan Ibrahimoc, i cili shënoi katër gola të mrekullueshëm, por goli i fundit me roveshatë nga afro 27 metra ka mahnitur anglezët, të cilët nuk ju kanë besuar syve.

Në fund të ndeshjes, kapiteni Stiven Gerard e ka cilësuar golin e Ibrës si më të bukurin që ka parë deri më tani. “Ky ishte goli më i bukur që kam parë ndonjëherë. Para tij ishte roveshata e Runit ndaj Mançester Sitit. Të gjithë e dinë se sa special ishte ai gol, por një të tillë më të bukur mund ta shënonte vetëm Ibra, i cili ka një talent të jashtëzakonshëm” shprehet Gerard.

Golit nuk i ka besuar as vetë autori, Ibrahimovic shprehet se nuk ju ka besuar syve kur e ka parë topin në rrjetë. “Ishte magji, magji. Pashë portierin që doli nga porta dhe po mendoja të shkoja të përplasesha me të ose të prisja kur ta largonte topin, kur e gjuajti me kokë, mendova të provoja e godita topin dhe vetëm kur u rrëzova në tokë e pashë që përfundoi në rrjetë” ka deklaruar suedezi.



(d.b/a.t shqiptarja.com)