PRIZREN / TIRANE – Idajet Beqiri, kreu i Partisë për Unitet Kombëtar, i liruar sot nga paraburgimi në Prizren, ka deklaruar në studion e A1 Report se arrestimi i tij ishte një veprim mafioz i iniciuar nga qarqe antishqiptare.

Idajet Beqiri u mbajt për 38 ditë në qelinë e paraburgimit në Prizren, pas një urdhër arresti ndërkombëtar lëshuar vite më parë nga shteti i Belgjikës ku Beqiri ka qenë i kërkuar për nxitje të urrejtjes shqiptare. Edhe pse ai ka marrë pafajësinë, sërish është gjetur një pretekst për ta arrestuar. Ai tha se “arrestimi im është bërë në ditën kur do të takoja presidenten e Kosovës Ahtijete Jahjaga”.

Sipas tij arrestimi lidhet drejpërdrejt me veprimtarinë politike. “Unë jam një politikan opozitar në Shqipëri, po kështu kam një aktivitet të gjerë në fushën juridike dhe politke edhe në Kosovë. Këto besoj janë arsyet kryesore të arrestimit tim. Arrestimi im mund të ketë si qëllim për të goditur edhe ndonjë politikan në Kosovë. Janë disa çështje sëbashku ku nuk duhet harruar edhe fakti se unë jam shprehur hapur për bashkimin e gjithë shqiptarëve”. Kështu u shpreh Idajet Beqiri pak orë pas lirimit të tij nga paraburgimi në studion e TV A1 Report.

I pyetur se si u arrit në lirimin e tij, ai tha se Belgjika injoroi kërkesën e policisë së Kosovës për ekstradimin tim drejt këtij shteti. “Gjatë qendrimit tim në burg janë njoftuar autoritetet policore të Belgjikës për të më ekstraduar por autoritet kosovare nuk kanë marrë një përgjigje për këtë”, tha Beqiri.

Kreu i Unitetit Kombëtar ka qenë i akuzuar për nxitje të urrejtjes ndaj serbëve dhe maqedonasve gjatë angazhimeve të tij në vitet 2001-2003 si udhëheqës politik i AKSH-së.

Gjykata e Lartë e Tiranës me vendim të formës së prerë e shpalli të pafajshëm, por Belgjika sërish kishte dërguar flet arrest të ri, në vitin 2004. Atëherë Prokuroria e shtetit shqiptar dhe Ministria e drejtësisë i ishin përgjigjur se kjo çështje është gjykuar një herë, dhe s’mund të ketë gjykim të dytë për një çështje që ka pasur në gjykim.

(sg/r.d/shqiptarja.com)