Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Repolitix” në Report Tv duke cituar një rrëfim të Izet Haxhisë, i cili ka thënë se Azem Hajdari i ka kërkuar ndihmë që të vrasë Sali Berishën.
“Problemi ishte që ishte një frymë që thoshin se Saliu ia mori partinë Azem Hajdarit. Saliu ishte futur nga Ramiz Alia që t'ja merrte partinë Azem Hjadarit dhe ia mori, e dyta që është më e rëndësishmja ka qenë se me skemat piramidale dhe me rënien e shtetit Azem Hajdari u gjallërua brenda PD me synimin e vetëm që t'ja merrte partinë. Në 97 flas. Do t'ja merrte partinë. Ai e përpunonte, e fliste dhe me të tjerë.
Madje Hajdari i ka kërkuar ndihmë Izet Haxhisë që çfarë do të bëjmë, të vrasim Sali Berishën. Ta vrasim ta zbresim nga kali. Është e vërtetë. Nuk flas kot. Ai është në burg dhe mund ta mohojë. Në 97. Izet Haxhia i ka thënë në radhë të parë jam tropojan i kam dhënë besën se do ta mbroj por t'i e ke gabim doktori po të jep goxha. Po të afron dhe do kesh pozitë të mirë. Qetësohu në këtë drejtim. Se si e ka marrë vesh doktori më pas dhe se çfarë ka ndodhur kjo është histori tjetër”, tha Beqiri.
Izet Haxhia ish-truproja i Berishës është dënuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari në 12 shtator 1998. Përgjatë procesit të rigjykimit Haxhia kërkoi të ballafaqohej dhe të dëshmonte në gjyq për vrasjen e shekullit edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që sipas ish-truprojës ka urdhëruar vrasjen e Hajdarit, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata. Për atentatin mafioz të Azem Hajdarit, vuan dënimin me burg përjetë edhe Jaho Mulosmani.
Lajmi kryesor:
Arben Meçe rrëfen bisedën me Azem Hajdarin një natë para se të vritej: Kishte informacion, e dinte që donin ta ekzekutonin! Pjetër Arbnori nuk dilte nga shtëpia
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.8%
-
Të gabuar
54.8%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 146
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
SHËNIM/ Berisha shkruan për Trump letrën më servile të jetës së tij! Pas atyre për bllokmenët komunistë
23 Janar, 18:22
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
Nisin primaret në PD/ Report Tv zbardh mesazhin dërguar kryetarëve të degëve: Dorëhiquni nëse doni të merrni pjesë
23 Janar, 15:56
-
Frrok Çupi: Ta zëmë se Donaldi, shoku i Saliut
23 Janar, 14:54
-
'Analfabetë funksionalë, dje lëpinit këpucët e Bashës sot të Berishës', gazetari pranë PD: Si fshihni dot fotot e videot e ndereve nga pushteti
23 Janar, 11:07
-
Tiranë/ Kërkoi revokim të masës së sigurisë 'Arrest në shtëpi', Apeli i Posaçëm shtyn për nesër vendimin për Jamarbër Malltezin
23 Janar, 09:54
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
EKSKLUZIVE / Zef Brozi: Ju tregoj planet ogurzeza të Sali Berishës! Planifikoi aksident për mua, donte të më zhdukte në 1995! Falë SHBA-së sot jam gjallë
22 Janar, 11:08
-
EKSKLUZIVE/ Zef Brozi: Sali Berisha, kryepërgjegjësi i krimit të tmerrshëm të 21 janarit! Shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori, mos u gënjeni nga milionat
22 Janar, 10:52