Ide: Rikthimi i rezervave
për të mos u zënë gafil

Ide: Rikthimi i rezervave <br />për të mos u zënë gafil
Pak ose aspak të mësuar me fatkeqësitë natyrore,ne deri më sot jemi përpjekur t’u dalim ne krye fatkeqësive njerëzore, në kuptimin e fatkeqësisë si produkt i sjelljeve tona.Përmënd këtu vitin e mbrapshtë 97-tën me bilanc tragjik për shqipëtarët apo Gërdecin me dhjetra të vrarë e qindra të plagosur.Ne jemi mësuar që nga ekrani i televizorit apo faqet e gazetave të dëgjojmë lajme aksidentesh, vrasjesh kriminale, që të gjitha këto në vetvete përbëjne fatkeqësi . Kurse fatkeqësitë natyrore të tipit tërmete, stuhira apo përmbytje kanë qenë tepër sporadike dhe jo të dimensionit shkatërrues, përjashtoj këtu përmbytjen e Shkodrës se edhe ajo hyn te kategoria e fatkeqësisë njerëzore për arsye të keqmenaxhimit të ujrave.Lutem që pas kësaj të mos kemi fatkeqësi natyrore sepse na kanë mjaftuar madje na ka ardhë në majë të hundës me fatkeqësitë made by us.
Qeveri gafil
Mjafton disa ditë dëborë dhe acar për të nxjerrë në pah brishtësinë e qeverisë, dhe për të parë se deri ku shkon aftësia menaxhuese e saj në rast emergjence.Dëbora e madhe në zonën veriore dhe verilindore të Shqipërisë që për rrjedhojë solli edhe bllokimin e njerëzve në këto zona, e vendos para përgjegjësive të mëdha këtë qeveri dhe këdo qeveri tjetër që gjindet gafil, e pamundur dhe e dorëzuar para vështirësisë. E s’ben gjë tjetër veçse shkon duke e kërkuar ngushellimin apo justifikimin te numri i personave të bllokuar në vendet të tjera të Europës.Nuk mundet që një qeveri të jetë e pashpresë se nuk fluturokan dy helikopterë, nëse në zonat e bllokuara ka njerëz që presin ndihmë, duhet bërë çmos që t’u çohet ndihmë, qoftë ajo mjeksore, ushqimore apo çfarëdolloji tjetër.
Rikthimi i rezervave
Dikur çdo qytet apo komunë në çdo cep të territorit kishte rezerva ushqimore për raste emergjencash ndoshta edhe për raste lufte sipas mentalitetit të atëhershëm.Sot mundësia e ndonjë sulmi, agresioni ndaj vendit tonë nuk mund të imagjinohet pasi jemi pjesë e NATO-s.Megjithatë prezenca e rezervave ushqimore si dikur, do ishte ide e mirë, ku çdo komunë të ketë një sasi për frymë me ushqimet kryesore.Kuptohet nën kujdesin e njësive vendore mund të arrihet ruajtja e ushqimeve për rastet që përbëjnë emergjence.Kjo bie në kundërshtim meindividualitetin si bërthama kryesore e shoqërisë, sot nuk mund te flitet per kolektivitet apo grumbullim por kur bëhet fjalë për kapërcim krizash duhet të mendohen edhe alternativa të tilla.Ndërkohë një gjë e tillë i përket shtetit që është përgjegjësi kryesor për përkujdesjen ndaj popullit të vet.Ishte Moisiu që mblodhi tepricat ushqimore i ruajti dhe me to arriti t’i bënte ballë krizës së urisë që preku popullin e tij për plot shtatë vjet me radhë.
Edhe një herë për të konkluduar dua të theksoj se një qeveri nuk duhet të zihet mat në këtë mënyrë, të presë duarlidhur ndërkohë që populli ka nevojë për ndihmë. Qoftë edhe nëpërmjet rezervave të formatit të dikurshëm, duhet të gjenden zgjidhje paraprake për të mos i lënë njerëzit e zonave malore në mëshirë të dimrit.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate