Sipas gazetës “Wall Street Journal” Donald Trump ka nisur seriozisht ta konsiderojë idenë e blerjes së Greoenlandës nga Danimarka.
Presidenti amerikan ka folur disa herë me këshilltarët e tij dhe ka urdhëruar të hulumtohet me seriozitet mundësia e blerjes së shekullit.
Interesimi i presidentit amerikan lidhet me burimet natyrore dhe rëndësinë gjeopolitike të ishullit.
Kureshtja e Trump për Groenlandën u ngjall kur një nga bashkëpunëtorët e tij, gjatë një darke në pranverën e kaluar do t’i thoshte presidentit se blerja do të ishte e favorshme, duke theksuar avantazhet ekonomike të një operacioni të tillë financiar.
Lajmi vjen ndërsa Trump po përgatitet të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare shtetërore në Danimarkë, ku ai do të takohet kryeministrin Mette Frederiksen dhe do të marrë pjesë në një darkë shtetërore të organizuar nga Mbretëresha Margrethe II në 2-3 Shtator.
Tema e takimit do të përqendrohet, ndër të tjera, në Grenlandë, ku Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar disa baza ushtarake dhe stacione moti që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sidoqoftë, hipoteza e një oferte për ishullin është pritur me pak seriozitet në Danimarkë. Lars Lokke Rasmussen, kryeministër deri në qershor dhe tani drejtues i opozitës, ka shkruar në Twitter se ideja e Trump "duhet të jetë një shaka e 1 Prillit", edhe pse është jashtë sezonit.
Trump nuk është presidenti i parë që e shikon Groenlandën me interes. Në vitin 1946 Harry Truman i propozoi Danimarkës të blinte ishullin për 100 milion dollarë, por oferta e tij u refuzua.

/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.8%
-
Jo
25.8%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Belgjika ndjek modelin e Danimarkës, diskuton opsioni për të ndërtuar burgje private në Kosovë
27 Mars, 15:26
-
Hoxha takim me ministrin danez për Migracionin dhe Integrimin: Mbështesim fortë Shqipërinë, në rrugën drejt BE
26 Mars, 11:34
-
Danimarka vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë! Synimi, rritja e aftësisë mbrojtëse të vendit
26 Mars, 08:18
-
Gazetari Ilir Konomi: Mbyllja e Zërit të Amerikës, e trishtueshme por Trump ka mandat për të bërë reforma
25 Mars, 16:08
-
SHBA/ Gjykatësit kundërshtojnë politikën e administratës së Trump, urdhërojnë rikthimin e mijërave punonjësve të pushuar nga puna
14 Mars, 10:14
-
'Po, por...'! Armëpushimi në Ukrainë, kushtet e Putin: Të ndalet dërgimi i armëve në Kiev dhe të 'ngrihet' fronti i luftës
14 Mars, 09:11
-
Dilema e Groenlandës: Të bëhet me Amerikën, të mbetet me Danimarkën a të pavarësohet?
10 Mars, 08:57
-
Lista e dëmeve që po bie mbi 'famën' e Elon Musk/ Nga sherret me sekretarët, dështimi i Teslas, shpërthimi i Starship dhe rreziku i rënies së DOGE
8 Mars, 15:34
-
Trafik kokaine në Danimarkë me grupin e Jetmir Kastratit, konfiskohen 6 pasuri të Armando Doçajt, i lirohet një tjetër (VENDIMI)
7 Mars, 15:09
-
Spahiu: Trump poshtëron miqtë Zelensky, Scholz, Macron, por lartëson armiqtë Putin, Kim Jong, Xi...
2 Mars, 19:04
-
Samit informal në Paris mbi sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë
16 Shkurt, 22:02
-
Deklaratat e Trump për Groenlandën/ Kancelari Olaf Scholz i kundërvihet presidentit të SHBA: Kufijtë s’ndryshohen me forcë
28 Janar, 16:48