Identifikohen 15 raste me malarje
Hoxha: S’ka rrezik për infektim

Identifikohen 15 raste me malarje<br />Hoxha: S’ka rrezik për infektim
TIRANE- Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, deklaron se në Shqipëri është rishfaqur sëmundja e malarjes. Në një dalje për mediat paraditen e sotme, Adrian Hoxha, tha se në vendin tonë janë identifikuar 15 raste me këtë sëmundje. Por, sipas tij, këto raste janë të izoluara dhe të trajtuara, dhe nuk përbëjnë shqetësim për infektime.

“Kemi një rishfjaqje të sëmundjes së malarjes. Rastet e reja kanë ardhur si pasojë e lëvizjes së të infektuarve në Guine. Rastet janë të trajtuara dhe të këshilluara, por në disa raste nuk marrin medikamentet e nevojshme. Të 15 rastet e konfirmuara nga ana klinike janë në survejim, por nuk përbëjnë rrezik për infeksione. Pasi na ka rezultuar se individët që jetojnë pranë personave të prekur nuk janë të infektuar. Rrisku potencial ekziston, pasi mushkonjat dhe njerëzit e infektuar janë të pranishëm, por ky rrezik është i ulët”, theksoi Hoxha.

Së fundmi shqetësimet e qytetarëve të Divjakës, Fierit dhe Vlorës, kanë ardhur në rritje, edhe si pasojë e shtimit të mushkonjave në këto zona. Por ende nuk është bërë diçka konkrete për dezinfekimin e vatrave të infeksionit. Hoxha, thotë se njësitë vendore kanë në dispozicion fondet e nevojshme për monitorimin dhe dezinfektimin e zonës.

“Vetë pushteti lokal i njeh shumë mirë zonat ku duhet të ndërhyjë, dhe ka fondet e nevojshme, për substancat, mënyrat e përdorimit dhe dezinfektimin. Problem mbeten vendgrumbullimet e ndotjeve dhe mbetjeve. Duhet të merren një sërë masash për të vepruar direkt në kohë për të mos lejuar rrezikun, edhe pse aktualisht në vendin tonë nuk ka rrezik”, tha Hoxha.

Sipas drejtorit të ISHP, institucioni që ai drejton ka marrë një sërë masash të lidhura me njësitë vendore në të gjithë vendin për të pasur nën kotroll situatën.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz