TIRANE- Autorët që kanë plagosur efektivin e sallës operative të policisë rrugore, Naim Hyskaj janë identifikuar nga policia e kryeqytetit. Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se tre ditë pas plagosjes së efektivit të sallës operative të policisë rrugore, hetimet e kryera nga blutë e kryeqytetit deklarojnë se kanë arritur të identifikojnë autorët që janë përfshirë në këtë ngjarje.
Burimet nga policia, të cilave u referohet kjo e përditshme kanë thënë se janë shpallur në kërkim autori kryesor si dhe dy bashkëpunëtorët e tij.
Naim Hyska, mbëmjen e së shtunës, më 24 dhjetor mbeti i plagosur, pasi u qëllua me armë zjarri nga persona të panjohur në sy të djalit të tij 12-vjecar.
Sipas grupit hetimor të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, bëhet me dije se pista e dyshimeve bie në përplasjen e bandave që kishte Hyskaj në Vlorë në vitin 1998, kur efketivi është përplasur me bandat e Vlorës duke lënë të pajetë një prej tyre. Por nuk përjashtojnë mundësinë e ndonjë konflikti personal. 46 vjeçari, i plagosur në kokë, në afërsi të 21 dhjetorit, mbrëmjen e së shtunës, tashmë ndodhet në reanimacion në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore. Rreth 20 persona janë shoqëruar nga policia e Tiranës gjatë ditës së djeshme, për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
/Shqiptarja.com