LEZHE- Eri Zefi, 34-vjeçari që u gjet i vrarë në një kanal në Zall Xhuxhë mund të jetë vrarë nga shoku i tij. Policia ka identifikuar një nga autorët të cilët ekzekutuan Eri Zefin më 2 tetor të këtij viti. Ai është Mikel (Gjovalin) Alia, i shpallur tashmë në kërkim.
34-vjeçari u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës. Viktima u gjet i vrarë në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së Kombit.
Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, ky i fundit në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një sherri banal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komente


Derisa paska pozuar me arme ne dore tregon se edhe ky paska pase kryer vrasje.
Përgjigju