Ekskluzive/ Flet gruaja turke e Eri Zefit: Vëllai i vrau shokun, gjakmarrja mori një të pafajshëm! O Zot - thoshte - s'e mendoj ta lë djalin pa baba

Gjashtë ditë më parë u ekzekutua me gjashtë plumba Eri Zefi në Fan të Mirditës, ndërsa deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar, por një fëmijë katër muajsh që mbeti jetim. Vrasja dyshohet se lidhet me hakmarrjen, pasi vëllai i viktimës, Ndue Zefi në datë 24 shkurt të këtij viti vrau Martin Ndrecën në sytë e fëmijës 10-vjeç në Durrës.

Në një intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com, gruaja e Eri Zefit rrëfen të gjithë historinë e gjakmarrjes mes dy familjeve pas vrasjes së Martin Ndrecës. Nazli Zefi 22-vjeçe nga Turqia, por që ishte martuar me Eri Zefin dhe 4 muaj më parë solli në jetë djalin, thotë se burri i saj e kishte shok të ngushtë Martin Ndrecën, që vrau i vëllai. 22-vjeçe tregon se burri i trembej hakmarrjes pas vrasjes që kishte bërë i vëllai.

"Mua më kanë vrarë burrin dhe babanë e fëmijës 4 muajsh. Unë vetë jam e huaj, por dua drejtësi për burrin tim. Ai ka humbur jetën pa faj. Gjithnjë ka qëndruar me frikë dhe më fund e kanë vrarë. Fëmija im po rritet pa baba, ndërsa unë ende nuk e di kush e ka vrarë burrin tim. Unë dua të di se cfarë ka ndodhur me burrin tim. Policia gjysmën e fakteve e ka lënë me humbur në vendin e ngjarjes, ka lënë ekspertizën në gjysëm. Burri im e ka dashur djalin e vet edhe ka vdekur për atë. Nuk mundem me kuptuar, që gjakmarrja bëhet mbi njerëz të pafajshëm.

Kam humb burrin, jam pa letra edhe kam frikë që djali im nuk rritet ashtu si ka pas dëshirë. Burri im pa ditur gjë ka ecur në rrugë të keqe. E kanë mashtruar dhe është bërë gjakmarrja. Duhet të ndalohet gjakmarrja mbi njerëzit e pafajshëm.  Unë kam shkuar te vendi ku i ka dalë shpirti me vendosur lule dhe jo për të gjetur plumbat që kanë kaluar në trupin e tij. Nuk mund të jem rehat, se unë e di që 1000% burri im ka lënë jetën pa faj. Ai ka pasur frikë për gjakmarrje, cdo natë ishte në mendime dhe me lot në sy në gjumë. Kunati im Ndue Zefi ka vrarë Martin Ndrecën para njerëzve edhe është dorëzuar duke pranuar vrasjen.

Kur ka ndodhur konflikti me Ndue Zefin dhe Martin Ndrecën atë natë ky i fundit mori në telefon burrin tim sepse kanë qenë shokë. Por ne ishim në gjumë dhe askush nuk e dëgjoi telefonin. Kur u ngritëm në mëngjes pamë që kishte shumë thirrje të humbura. Më pas burri mori vesh se i vëllai kishte vrarë atë natën Martinin. I iku truri dhe nuk po besonte si është bo kjo punë mes shokëve. Burri, cdo natë më thoshte 'është gjynah që Ndue Zefi (i vëllai) është në burg dhe nuk mundet me pa fëmijët e ve, por ma gjynah se Martini nuk ka.

Martiani nuk mundet kurrë më me marrë fëmijët e vet në krah, nuk ka më keq'. Edhe sa herë ai thoshte 'o Zot unë kam djalin aq kaq të vogël dhe nuk mundem të mendoj mos me qenë këtu për atë'. Dhimbjen që ka pasur familja e Martinit atëherë, e kemi ne tani. Nuk e kuptoj pse e kanë vrarë burrin tim, ai nuk ka pasur kurrë konflikte me shokët, as me njerëzit e tjerë. Ai ka ndihmuar cilin ka mundur. Unë kam qenë në polici dhe u kam thënë se mendoj se janë të korruptuar. Mua më thanë se nuk ka policë të korruptuar por nuk ka mundësi me e bërë atë punë" deklaroi ajo në prononcimin për Report Tv.

Report Tv siguroi ekspertizën mjeko-ligjore, ku thuhet se Eri Zefi u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune  dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës gjashtë ditë më parë pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës. Viktima u gjet i vrarë rreth orës 16:00 të së mërkurës së kaluar në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së Kombit dhe pista kryesore ku po hetohet është pikërisht gjakmarrja.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jason: 05/05/2022 18:28

    Nuk mund të harroj sesi (magjia e bardhë) më ndihmoi të rikuperoja martesën pas 6 muajsh ndarje me gruan time për shkak të grindjes dhe ajo u largua dhe nuk u kthye më tek unë, bëra aq shumë për ta kthyer atë, por asgjë nuk funksionoi. deri sa pashë një koment në internet kur dikush po dëshmonte se si (magjia e bardhë) e ndihmoi atë të rivendoste burrin e saj dhe kështu e kontaktova përmes emailit të tij dhe pasi shkrova çështjen time ai më siguroi se do të më ndihmonte të kthehesha me gruan time pas 3 ditësh pasi bëri magjinë e dashurisë, dhe pasi ai bëri magjinë, gruaja ime u kthye në shtëpi dhe u lut që i vinte shumë keq sot jam kthyer me gruan time dhe jemi të dy të lumtur dhe jetojmë sërish bashkë. Unë e di se ka shumë njerëz atje që duan të rikthejnë të dashuruarit e tyre dhe shumë që duan të mbeten shtatzënë ose të kurojnë sëmundje. ju lutemi kontaktoni (magjinë e bardhë) Për shkak se ai është përgjigjja e përsosur për problemin tuaj, detajet e kontaktit të tij në emailin { [email protected] } Whatsapp: +3550685677099 +2349046229159

    Përgjigju
  • Lavdi Jezu KRISHTIT ne Jete te Jeteve!: 09/10/2019 15:42

    "Jepi Qezarit ate qe i takon Qezarit" ka thene Jezu KRISHTI. Po keto dykembesha nuk jane turke, se pikerisht keto jane fise malesore katolike 100%, qe munden ti shpetonin rremetit turko - mongol islam per 500 vjet e me shume... Sa per martesat, ato jane tjeter gje, aq me teper qe ai katoliku ka marre per gru nje muslimane turke dhe ajo automatikisht kthehet ne katolike. Femite marrin besimin e te atit dhe per me teper, ambienti ku ajo jeton patjeter qe do te ndikoje... (Nuk e ndalon kot feje muslimane shkuarjen e femres ne nje fe tjeter)... Keto gjakmarrje dhe idiotizma rudimentesh se fiseve tejet primitive, jane (per te thene te verteten), vetem tek malesoret e veriut katolik, ndersa ne krahina te tjera ka vetem raste sporadike, po nuk eshte zakon dhe praktike. Po kjo mund edhe te jete bere me qellim nga qeverite turko - muslimane, per ti shuar si rrace e per ta zhdukur perfundimisht krishterimin katolik. Turqit e ndyre i kane perdorur te gjitha metodat e menyrat, e kete nuk e kuptojne te shkretet malesore, qe ne vetevete jane njerez te mire, po me shume lakra te prishura ne koke... Hiqni dore nga keto tmerre e idiotizma, po punoni e mesoni shume e lidhuni FORT pas njeri tjetrit, se vetem keshtu mund te mbijetoni e te ruani Fene e Shenjte Katolike.

    Përgjigju
    • Loki: 12/11/2019 20:54

      Nuk beheni Njerez ju Shoku, vetem Fene keni Katolike, pastaj Jeni Turq Safi ne Kulture ne te gjitha

  • Baftjar: 09/10/2019 09:57

    Atje ku ligji dhe shteti nuk jane te prekshem lind cdo menyre e mundur per njerezit nje nder te cilat eshte vetegjyqesia e perfaqesuar ketu nga kanuni i cili vetem shqiptar nuk eshte.Keto tradita jane mongole prej nga ku e kane origjinen dhe turqit.

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/10/2019 08:44

    Shume njerëz në Shqiperi nuk jane shqiptare por pjella te perandorise osmane. Ja dhe ky i martuar me turke duke shtuar farën e turkut.

    Përgjigju
  • Trala zura nje gale: 09/10/2019 08:29

    Keshtu e ka kanuni seria e vrasjeve vazhdon derisa te eliminohet mashkulli i fundit.

    Përgjigju
  • Lusy: 08/10/2019 16:26

    Si ne kohet e vjetra e si tani, po njesoj, nje lloj dykembeshi qe nuk e ka ne znxhirin e vet genetik progresin dhe ndryshimin qe e kane sidoqofte dykembeshat e tjere. Patjeter qe eshte difekt genetik dhe sipas biollogjise genetike keto mutacione jane shkaktare te zhdukjes se llojit. Vetem nje lloj diktature e pershtatshme per keto, siç ishte ajo e enver hoxhes, mundi ti frenonte ato perkohesisht, por jo ti zhdukte... Dhe ja rilinden prap dhe bile ne nje forme banale dhe perverse, pa rregulla e sistem, po bjeri ti biem... Kodi Genetik Eshte Rrenja E Çdo Gjeje.

    Përgjigju
  • FUNDËRRINAT: 08/10/2019 14:48

    Por çfar faj ka pasur ky more DERRA faijn e ka pas ai që vrau. Ju duhet të hakmereshit me kriminelin jo të pa fajshmin o DERRA të lindur. Kto lloj DERRASH duhen djeg me benzin të gjall.

    Përgjigju
  • Popull: 08/10/2019 14:35

    Te kapen autoret e vrasjes e nese e kan ber per hakmarrje ti rrjepin te gjall se ky nuk kishte asnje faj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër