DURRËS - Identifikohet kufoma e gjetur mesditën e sotme në Durrës. Sipas policisë në veshjet e trupit të viktimës u gjet një dokument identifikimi. Dokumentet e gjetura në veshjet e viktimës tregojnë se është shtetas britanik.
Viktima u identifikua me emrin Mark Aykroyad, i datëlindjes 3.8.1946 në Londër.
Sipas policisë, kufoma e gjetur ditën e sotme, e seksit mashkull, u gjet nga një anije peshkatarësh, në gjendje tejet të dekompozuar.
Ndërkaq, mësohet se policia po punon me ambasadën përkatëse për konfimimin e identitetit të viktimës.
DURRËS, GJENDET NJË KUFOMË NË DET, HETIME PËR IDENTIFIKIMIN
Një trup i pajetë është gjetur në det, në afërsi të zonës së Bishtit të Palit në Durrës.
Lajmi bëhet i ditur nga burime të policisë së qytetit bredetar, të cilët janë njoftuar nga ekuipazhi i një peshkarexhe që ishte në atë zonë.
Policia ka sqaruar se, kufoma e gjetur rreth orës 13:30 nuk ka lidhje me peshkarexhën e parë që është mbytur mëngjesin e sotëm.
Policia ka nisur punën për identifikimin e kufomës së gjetur si dhe shkaqeve për vdekjen, nëse është i vrarë apo i mbytur.
Uniformat blu kanë bërë të ditur se, nuk kanë denoncime për persona të zhdukur.
Fillimisht lajmi u publikua në 14:05
Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com