Identiteti i Tiranës, Veliaj: Kemi ruajtur historinë, duke rijetëzuar hapësirat dhe godinat! Jo leje ndërtimi në hapësirat e shpallura monumente kulture

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur sot për identitetin historik të Tiranës, se si sipas tij ky identitet është ruajtur duke rijetëzuar vlerat më të mira të qytetit, por edhe se si investimet e reja po i japin frymë Tiranës së të ardhmes. Ai shprehet se përqasja e Bashkisë së Tiranës ka qenë e trefishtë.

“Ne duam të ruajmë Identitetin Historik, duke konservuar ndërtesa dhe hapësira të rëndësishme; t’i japim jetë ndërtesave dhe hapësirave historike, dhe e treta, të investojmë në krijimin e një Tirane për të ardhmen, duke ndërtuar hapësira, por edhe ndërtesa bashkëkohore për 100 vitet e dyta të Tiranës Kryeqytet”, shprehet ai në videomesazh.

Veliaj sqaron se në tetë vitet e fundit në Tiranë nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi në hapësirat e shpallura monumente kulture, duke hedhur poshtë çdo akuzë të opozitës mbi këtë çështje.

 “Kushdo që thotë të kundërtën, nuk thotë të vërtetën, madje gënjen. Çfarë është vlerë për qytetin, do të mbetet vlerë për qytetin dhe asnjë ndërtim nuk është bërë në një monument kulture. Çfarë ka vlerë është ruajtur, është restauruar, i është rikthyer publikut dhe qytetarëve, në funksion edhe të zhvillimit turistik, edhe të ekonomisë lokale,” thotë kryebashkiaku.

Nga ana tjetër, sipas tij, identiteti i një qyteti nuk mund të jetë një imazh statik, apo nostalgjik, nuk mund të jetë i ngrirë në kohë, që këqyret nga jashtë si të jetë një vitrinë, apo një muze.

“Ne s’mund të zgjedhim që do e ruajmë të ngrirë Tiranën e viteve ’20, kur u shpall Kryeqytet e kur këtu jetonin vetëm 20 mijë banorë, apo edhe atë të pasluftës, apo atë të viteve ‘70, apo Tiranën e viteve ’90, ku banonin 190 mijë vetë, dhe as ketë të sotmen, me 1 milion banorë, nuk e ruajmë dot të pandryshuar”, sqaron ai.

Si shembull konkret të ruajtjes së vlerave dhe identitetit historik të Tiranës, Veliaj solli godinën e Sarajeve të Toptanëve, kujdesin për Kullën e Sahatit, Pazarin e Ri, Kalanë e Tiranës etj. “Përqasja jonë për konservim është mishëruar në sjelljen tonë me ndërtesën e ‘Sarajeve’, të cilën e shpëtuam kur donin ta digjnin për ta bërë pallat dhe po e kthejmë në një hapësirë muzeale, për të cilën kemi nisur punën për ta restauruar dhe hapur për publikun, si Muze Etnografik i qytetit. Po ashtu bëmë edhe me pallatin e Maks Velos, ku janë edhe shtëpitë e dy shkrimtarëve të mëdhenj, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, të cilat sot janë kthyer në pole turistike, si muze të qytetit. Kulla e Sahatit është një tjetër xhevahir identifikues i Tiranës. Prandaj, vetëm pak orë pasi kemi hyrë në këtë zyrë në 2015-ën, puna e parë që bëmë ishte rregullimi i orës, që i kishte ngecur për 4 vite, nga ata që sot bërtasin për identitetin, por nuk e kishin fare problem që Sahatit i kishte ngelur ora, edhe qytetit gjithashtu,” u shpreh ai.

Veliaj u ktheu përgjigje edhe atyre që kritikojnë ndërtimin e kullave në Tiranë.

“Jo pak njerëz thonë se sfondi i Sahatit po shkatërrohet nga kullat që ndërtohen pas tij. Përgjigjja ime është e thjeshtë: për 30 vjet sfondi i Sahatit ishte “Torre Drini”, një kullë pa asnjë vlerë estetike dhe arkitekturore, ndërtim tipik barez i Italisë së Jugut. Jam gati të vë bast se sfondi i ri, i një hoteli me 5 yje, duke ruajtur dizajnin karakteristik, do të jetë shumë më dinjitoz mbas Sahatit, seç ishte “Torre Drini”. Xhamia e Et’hem Beut u restaurua dhe iu rikthye zemrës së Tiranës me një imazh super dinjitoz. Më kujtohet ende histeria dhe paniku që u krijua nga gjithologët, që thoshin po bie minareja, dhe ngatërronin silikonin e çatisë provizore me vetë minaren dhe dëmtimin e saj që nuk ndodhi kurrë,” nënvizoi kreu i Bashkisë. 

Ai gjithashtu tha se “Shtëpia e Gjetheve” dhe “Bunk’Art” janë sot dy muzetë më të vizituar të Tiranës.

"Edhe për Teatrin Kukullave ka pasur shumë spekulime. Ndaj, dua ta sqaroj se gjysma e hapësirës tek ish Garda e Republikës, e cila i ka kaluar Bashkisë, do të përdoret për Teatrin e ri të Kukullave, që fëmijët të mos shkojnë në një ndërtesë të vjetër me batanije dhe peshqirë, por të shkojnë në një teatër modern. Pjesa tjetër do të jetë për Bibliotekën e re Kombëtare. Të gjithë e dini që biblioteka ekzistuese është e tejmbushur me libra dhe ndër vite ka pasur probleme, edhe me zjarrin dhe me përmbytjet. Kurse, pjesa tjetër e gardës, pas Bibliotekës dhe Teatrit të Kukullave, i bashkohet Parkut të Liqenit si një tjetër hapësirë e gjelbër, që i shtohet atij transformimi të madh që ka ndodhur në Parkun e Liqenit,” tha Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:51
Veliaj: Rijetëzuam hapësira historike, si Pazari i Ri, Kalaja, Sheshi Skënderbej, që janë kthyer në ikona të qytetit! Teatri i Ri, simbol i së ardhmes

Në rubrikën javore për informimin e qytetarëve me fakte, në të cilën sot preku çështjen e identitetit historik të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se në shumë ndërtesa ikonike janë ndërthurur hapësirat historike me ato bashkëkohore, për t’i kthyer në funksionale. Ai përmendi Sheshin Skënderbej, Kalanë, Pazarin e Ri e shumë të tjera, të cilat sot janë kthyer në pole turistike për shkak të këtyre ndërhyrjeve nga Bashkia e Tiranës. 

“Kolona e dytë e punës sonë, ka qenë rijetëzimi, pra rehabilitimi i ndërtesave dhe i hapësirave historike, e teksa kemi synuar të ruajmë ADN-në e tyre, kemi kërkuar t’i bëjmë bashkëkohore, funksionale, të hapen ndaj publikut, vende e ndërtesa ku ndodh jeta e qytetit,” tha Veliaj.

“Sot simboli i Tiranës bashkëkohore është padyshim sheshi “Skënderbej” – një skenë në të cilën historia ka luajtur shfaqjet e veta, që në momentin kur italianët e ndërtuan, komunizmi e la në letargji, me bustin në mes, dhe politika e mbrapshtë e ktheu në rotondon më të madhe në Ballkan, ku vinin vërdallë 40-50 mijë makina në ditë. Kurse sot, SHESHI është kthyer në ikonën e qytetit, është vlerësuar me çmimin Europian për Hapësirën më të Mirë Publike në Europë, për vitin 2018. Është sot një oaz gjelbërimi m’u në zemër të Tiranës, kushtuar njeriut, jetës kulturore, artistike, sportive të qytetit. Ne aty bëjmë edhe “Fan zone”, aty kemi edhe Rita Orën, edhe Dua Lipën. Nuk do i kishim nëse do vazhdonte të ishte një rotondo e madhe për makinat. As tregun e fundvitit, as aktivitetet e panumërta që ndodhin aty,” u shpreh kryebashkiaku.

Po ashtu, tha ai, Pazari i Ri dhe Kalaja, nga dy zona totalisht të degraduara dhe të rrënuara, sot janë kthyer në dy pole vitale, kanë sjellë turizëm, kanë zhvilluar edhe ekonominë lokale.

“Piramida është një nga ndërtesat më të kobshme që ka pasur ndonjëherë ky vend, një hapësirë që u krijua si mazoleum për diktatorin, pastaj përmblodhi gjithë historinë e tranzicionit tonë, nga disko, në seli të NATO-s, në tragjikomedinë e Teatrit të Saliut në vakt, ku vetëm teatër nuk u prodhua kurrë, përveç teatrit të politikës. Kurse sot po kthehet në Qendrën më të madhe të Teknologjisë dhe Inovacionit në rajonin tonë, për të gjithë fëmijët edhe të rinjtë e Tiranës,” deklaroi Veliaj.

Veliaj përmendi edhe stadiumin Arena Kombëtare, i cili sot është kthyer në një nga stadiumet më të bukura në Europë, Sheshin Italia, Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës dhe Amfiteatrin, që po ashtu nga disa hapësira të degraduara, sot janë kthyer në hapësira funksionale.

“Arena Kombëtare, e cila nisi me largpamësinë e Kryeministrit Edi Rama, dhe sot është kthyer një nga stadiumet më të bukura në Europë: nga një ngrehinë me gomisteri, lavazho dhe servise vajrash për makinat, në një zonë ku gjallëron jeta ditën edhe natën, ku ka turizëm, ku zhvillohet ekonomia, ku ka një investim të madh e të rëndësishëm, siç është hoteli me 5 yje, ku ditëm të ruajmë fasadën e Bosios, e ta gërshetojmë me veprën moderne të Casamontit”, tha ai.

Por, simboli i të ardhmes së Tiranës, sipas Veliajt, është pikërisht Teatri i Ri.

“Unë nuk jam kundër debatit, por jam kundër lajmeve të rreme, që pastaj shiten si fakte. Kjo administratë është votuar që të marrë disa vendime jo të lehta, por të duhura, përtej zhurmës së pakicës toksike dhe bllokuesve, duke parë drejt të ardhmes, për atë që do të jetë Teatri më i bukur në Ballkan, i ndërtuar me para publike, në tokë publike dhe i denjë për një metropol dhe ambicien që ne kemi për Tiranën, që të jetë kryeqendra e rajonit,” nënvizoi ai.

Bulevardi i Ri, shtoi Veliaj, është një tjetër shembull i Tiranës së të nesërmes.

“Është shumë e rëndësishme ajo që po ndodh në dy lagjet e reja, në Kombinat dhe te Bregu i Lumit, te “5 Maji”. Dy lagje që janë konceptuar me qytetin 15 minutësh, dy lagje që vërtet u dëmtuan prej tërmetit, por sot po rilindin shumë herë më të forta, shumë herë më të bukura dhe shumë herë më moderne sesa ato ndërtesa që prishi tërmeti. Edhe aty pari bllokime pa fund, por për ata që janë futur, ose i kanë vizituar ato shtëpi, po e kuptojnë se po lind Tirana e shekullit të ri, me sistemin policentrik dhe me lagje që do të jenë aty për 100 vitet e ardhshme të qytetit, si hapësira fantastike për ata që banojnë dhe që u desh të transferoheshin prej tërmetit, por edhe për ata të tjerët që do të shkojnë aty për vende të reja pune dhe për institucionet publike,” u shpreh Veliaj.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/02/2023 00:15

    Nuk na the cfare do te jete fati i ish-teatrit te kukullave,ish-parlamentit te pare.Tirana ka qene e bukur,te mbushej syri me hapesire e drite e mushkerite me ajer.Tani vetem beton e erresire, smog e tym e rremuje.Gabimi i pare u be kur ju lejua pronareve te vilave t'i prishnin e ne vend te tyre te ndertoheshin pallate,sikur nuk mjaftonin ato qe i morri plani i shtetit ne kohen e Xhaxhit.Tirana ka pas vila te bukura,qe duheshin ruajtur per vlerat e tyre historike e arkitekturore.Tani vec atyre te Bllokut e ndonje tek-tuk,s'ka mbetur me asgje.Tani ndertohen vila ne periferi per te pasurit,por duken te gjitha si gazerma kineze.Vilat e dikurshme ishin unike,nuk gjeje nje te dyte.Gabimi i dyte ishin ndertimet ne /toke te xanum/e mungesa e kontrollit mbi levizjen e popullsise brenda vendit,gabimi i trete ndertimi pa plan lartesie e shtrirje e vend e pa vend.Gabimi i katert ishte lejimi i ndertimit te kullave duke mos patur si pike reference per lartesi ministrite e hotel /Tiranen/.Gabimi i peste ishte mosrespektimi i historise se Tiranes.Sot po te kthehesh ne qytete te tilla si Vjena,Parisi,Madrid,Boston,etj dhe pas 100 vjetesh prape je ne gjendje te orientohesh sepse respektohet e kaluara historike,je ne gjendje t'a percaktosh ku je,kurse kur shkon ne Tirane pas 20 vjetesh nuk e merr vesh ku je.Gabimi i gjashte eshte qe kemi zgjedhur e lejuar politikane qe ja kane hedhur me cdo gje,pa u vene perpara pergjegjesise per percudnimin qe u kane bere qyteteve kryesore me Tiranen ne krye,qe kane mbushur xhepin e tyre dhe miqve te tyre,ose te atyre qe u kane ofruar me shume ne kembim te nje leje,apo mbyllje syri dhe ne kurriz e dem te banoreve,qyteteve e historise se tyre.

    Përgjigju
  • Lah: 05/02/2023 15:15

    Peri

    Përgjigju
  • Eri: 05/02/2023 14:32

    Po teatri cfare ishte? Po Radio Tirana po dhjetra vila ke Rr Elbasanit qe I prishe ti dhe ai brekushja ?

    Përgjigju
  • Hfvnj: 05/02/2023 13:45

    Zdroms edhe mashtrues...shkaterruesi i Tiranes

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 05/02/2023 13:28

    Mbase e rretĥove sheshin Skenderbej me kulla mbase po nderton kulla mbas 15 kateshit mbase ja hoqe identitetin kryeqytetit tani kerkon ti hedhesh popullit

    Përgjigju
  • Bindi: 05/02/2023 13:02

    Mir qe na e the se na mbushe mendjen. E ke trash zullumin aq shum sa dhe nje laraske me te vu perball i themi bujrum.

    Përgjigju
  • My opinion: 05/02/2023 13:02

    Duhen Hapësira publike edhe distanca rreth e rrotull pallateve si dikur!!!Mbill pemë jo të larta edhe te Diga e Liqenit,edhe bëje Park me lulishte e Pemë edhe poshtë Digës aty midis te rr e Kosovarëve e Pishinat e Kalçeto!!!

    Përgjigju
  • Dndn: 05/02/2023 12:26

    Jo leje ndertimi ne zonat e shpallura momument kulture, para se tu hiqet statusi si monument kulture. Keshtu ke bere e bravo te qofte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)