Idlir Azizaj prezaton
“Verbstones” në Paris

Idlir Azizaj prezaton<br />“Verbstones” në Paris
Autori shqiptar Idlir Azizaj do të prezantojë të shtunën në Paris veprën e tij të fundit me poezi. Përmbledhja e titulluar “Verbstones” sapo është publikuar në Amerikë nga shtëpia botuese Ç Marimbo Pres, ndërsa është përkthyer nga Jack Hirschma, poet amerikan që gjithashtu do ta prezantojë poezitë e tij në Paris.

Prezantimi do të ndiqet nga një lexim dhe interpretim me zë i poezive të Azizajt në anglisht, frëngjisht dhe në shqip, si dhe një lexim i poezive të Hirschman, të marra nga libri i tij “Arcanes”.

Mbrëmja që zhvillohet në hapësirën “La Guillotine”, do të shoqërohet me raki dhe kuzhinën tradicionale shqiptare, me organizim të shoqatës Albania dhe ambasadës së Shqipërisë në Paris.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf