Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë mes Idriz Bathës dhe Larisës, ku ishin planifikuar edhe vizitat mjekësore, gjithçka është kthyer ndryshe nga klub grek.
Ata kanë ndryshuar mendje, duke anuluar transferimin e mesfushorit gjirokastrit në Greqi. Shkak për këtë ndryshim është bërë një foto e Bathës, duke formuar shqiponjën me dy duar dhe ky gjest, është parë si provokim nga klub grek.
Vetë Batha ka folur për këtë çështje në një prononcim për “Gazzetta.gr”, duke e quajtur si mungesë respekti dhe profesionalizmi nga klubi.
“Gjithçka është bërë vetëm për një foto. Ajo foto ishte shkrepur disa vjet më parë dhe nuk kishte si qëllim ofendimin dhe provokimin për askënd. Ishte vetëm një foto me një shokun tim, që simbolizon flamurin e vendit tim.
Më vjen keq që gjërat kanë shkuar në këtë mënyrë, por nuk prisja që kjo të jetë një arsye. Unë kam luajtur me shumë shokë futbollistë, të cilët janë nga shtete të tjera si Greqia apo Serbia dhe nuk kam pasur kurrë probleme me to, madje kam marrëdhënie të shkëlqyer.
Nuk prisja një mungesë respekti dhe profesionalizmi nga klubi dhe qytetarët e Larisës. Nuk kam kontakte me njerëz nga klubi. Mund të them se gjithçka që ka ndodhur, ka qenë diçka e shëmtuar.
Asgjë nuk ke humbur plako! Shiko të luash nga Italia e tutje, madje gjith futbollistët shqiptarë që luajnë në ekipe grëqe, duhet të ikin sa më parë në klube nga Italia e tutje , të ikin që të shpëtojnë të ardhmen e tyre. Nuk na lidh asgjë me grëqët!
Përgjigju