Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në emisionin "5 pyetjet" nga Babaramo në Report Tv ku foli për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ai komentoi mbi vizitën e kryeministrit Rama në Athinë si dhe deklaratat e tij të cilat Idrizi i cilësoi jokoherente. Idrizi deklaroi se kryeministri nuk e ka problem që të bënte deklarata që i pëlqenin Athinës vetëm për të mbajtur pushtetin.
Sipas Idrizit, darka e kryeministrit Rama nuk ishte korrekte pasi ishte shoqëruar nga dy ndihmësa të tij, ndërkohë që përballë kishte kryeministrin grek, ministrin e jashtëm dhe drejtoreshën për Ballkanin.
"Në nenin 15 të koventës së Montegobejt, ajo thotë zgjerimi me 12 milje bëhet nëse e lejon gjeografia, pra kur ne kemi distanca më të mëdha se 24 milje. Ky nuk është rasti i Shqipërisë. Kryeministri tallej me gjithkënd dhe thoshte lexoni. Shkoi në Greqi dhe po të shihni retorikën e tij është totalisht e ndryshme. Në fillim thoshte që Greqia ka të drejtë. Më pas tha që nuk e ka fare me Shqipërinë. Nëse do shohim deklarimet e e fundit të një kryeministri diletant, ai deklaroi pas darkës së bukur një gjë totalisht të re. Tha për marrëveshjen e detit do i drejtohemi një pale të tretë. Ndërsa dje në intervistën për mediat greke thoshte këtë që e përsëritëm çdo ditë. Erdhi në tezën tonë. Tha është e drejtë që Greqia të zgjerohej me 12 milje por vetëm nëse e lejon gjeografia. Kemi një arsyetim të njeriu që nuk është koherent por ngjall alarmin tek opinionin publik. Është njeri që për shkak të mbajtjes së pushtetit të vetë nuk e ka për gjë që përpara se të shkonte në Athinë të bënte deklarata që i pëlqenin Athinës. Sot thotë që nuk ka të drejtë të zgjerohet. Shkoi në Greqi dhe hëngri një darkë që nuk ishte korrekte për mua pasi ishte shoqëruar me dy ndihmësa. Kryeministri i Greqisë shoqërohej nga ministri i jashtëm dhe nga drejtoresha për ballkanin. Madje pas kësaj darke, tha që ne t'i drejtohemi një pale të tretë. Kë do çojmë në palë të tretë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndalon çdo marrëveshje për ujra territorial dhe ujra të brendshëm. Ne kemi për të biseduar vetëm për zonën ekonomike" - tha Idrizi.
Ke hall me kap traun e Doganave por vate ajo pune ke per te kapur kete temin
Përgjigju