Idrizi:Politika shqiptare sot, ka vrarë
shpresat,ka sjellë varfëri e padrejtësi

Idrizi:Politika shqiptare sot, ka vrarë<br />shpresat,ka sjellë varfëri e padrejtësi
Politika shqiptare ka vrarë shpresën e qytetarëve dhe ka sjellë vetëm varfëri, papunësi për çdo shqiptar.

Kjo ka qenë deklarata e bërë nga kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim e Unitet Shpëtim Idrizi gjatë një takimi më mbështetësit në rrethin e Devollit për anëtarësimet e reja dhe për zgjedhjet brenda partisë që do zhvillohen në 21 maj.

“Ne e dimë shumë mirë që politika shqiptare ka vrarë shpresat, ka sjellë padrejtësi, ka sjellë varfëri dhe ne e shohim përditë edhe nga partitë e mëdha. Por unë jam i bindur që shqiptarët do ta gjejnë shpresën e tyre, do ta gjejnë; jo thjesht se luftojnë për identitetin e tyre por edhe për qënien e tyre sa më afër qytetarëve. Unë jam i bindur që ne, nuk do dimë të importojmë njerëzit tanë, por ne dimë shumë mirë që sot na duhet një përfaqësues në pushtetin vendor, nesër në Parlamentin e Shqipërisë, një njeri që është për hallet e qytetarëve të Korçës dhe Devollit” .

Idrizi i bëri thirrje nga Devolli, Qeverisë Shqiptare dhe veçanërisht dy ministrave, të kthejnë vëmendjen e tyre tek kjo zonë, e cila ka njerëz punëtorë, që janë modeli më i mirë në Shqipëri.

Jam këtu për ti bërë thirrje qeverisë shqiptare, në veçanti Ministrit të Financave dhe Ministrit të Buqësisë të kthejnë vëmëndjen karshi këtyre njerëzve të punës. Për një arsye tjetër miqtë e mi, padyshim që qeveria shqiptare duhet të angazhohet që të krijojë premise, që shqiptarët të punësohen, praktikisht në Devoll premisat janë aty. Por duhet që politikat fiskale të jenë më inkurajuese dhe më mbrojtëse për prodhimet e qytetarëve të Devollit. Ne deputetët e PDIU-së do të angazhohemi edhe në Parlamentin e Shqipërisë, për të ngritur zërin për hallet dhe shqetësimet tuaja. J’ua kemi detyrim këtë, për mbështetjen që na keni dhënë”, u shpreh Idrizi.

Ndërsa deputetja Mesila Doda tha se qeveria shqiptare nuk po mbron produktet vendase, duke përfshirë edhe ato që prodhohen në Devoll. Për këtë ajo theksoi se do të çojë në Parlament një frymë të re, në mënyrë që të ndihmohen ata që punojnë tokën.

Për asnjë arsye nuk arrij dot të kuptoj se pse nuk ka një politikë mbrojtëse ndaj produkteve vendase. Ka qenë një periudhë që ka pasur një lloj mbrojtje, sot kjo nuk ekziston. Duhet të marrë fund verbëria dhe shurdhëria e të gjithë instancave qeveritare, për të mos mbrojtur produktin vendas. Produkti vendas çon përpara ekonominë, çon përpara mirëqenien e familjeve tuaja. Ndaj ne të gjithë bashkë do mundohemi që të sjellim një frymë të re në Parlamentin e Shqipërisë, por edhe në ekzekutiv, për t’ju ndihmuar juve, në punët tuaja të përditshme. Njeriu kur punon ndihmon vetveten, por nga ana tjetër politika duhet të jetë e vëmëndshme, një politikë që bëhet me zemër të hapur” u shpreh Doda.
 
Deputeti Aqif Rakipi tha se PDIU është parti që e mban fjalën dhe që zgjidh hallet e promblemet e njerëzve.

Ne e kemi treguar veten, duke marrë vota në të gjithë skajet e Shqipërisë dhe kjo është meritë e kryetarit të PDIU-së, i cili e ka hapur partinë në të gjithë vendin. Ne në zgjedhjet e pushtetit vendor e treguam vetën ku fituam 3 bashki dhe nuk humbëm asnjë. Nuk i kemi marrë ato bashki me 200-300 vota, por me mijëra vota. Ne jemi një parti që e mbajmë fjalën, prandaj ju ftojmë juve të bëheni pjesë e PDIU-së dhe ju sigurojmë që do t’ju zgjidhim hallet dhe promblemet tuaja”, - tha Rakipi.
 
Tahir Muhedini u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme, PDIU do të dyfishojë mandatet.

“Programi i partisë sonë është programi më i veçantë nga të gjitha forcat politike që janë në Shqipëri. Ne përfaqësohemi me 5 deputetë në Parlamentin e Shqipërisë. Në zgjedhjet e ardhshme ne themi ta dyfishojmë numrin, të kalojmë në 10 deputetë. Forca jonë politike ju bën thirrje juve, të majtë dhe të djathtë të bashkohemi dhe të punojmë të gjithë së bashku për çështjen kombëtare”, tha Muhedini.

Spartak Meraku, kryetar i PDIU-së në Devoll tha se Korça e Devolli do të ketë përfaqësuesin e vet nga PDIU në Parlamentin e Shqipërisë.

PDIU në Korçë dhe Devoll është gjithmonë në rritje. Në zgjedhjet e vitit 2017 do të shtojmë radhët në PDIU, do të shtojmë votat, do të shtojmë seksionet, me qëllim që të kemi një përfaqësues nga Devolli e Korça. Ne s’jemi as të majtë, as të djathtë, ne jemi për të gjithë bashkë. Unë ju garantoj se në zgjedhjet e ardhshme do kemi përfaqësuesin tonë në Parlamentin e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar