Idrizi tek Amb. Maqedonase:Mos
kini frikë nga gjuha e Nënë Terezës

Idrizi tek Amb. Maqedonase:Mos<br />kini frikë nga gjuha e Nënë Terezës
Klubi i Patriotëve të Rinj të PDIU-së ka zhvilluar një protestë para Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Tiranë.

Protesta e të rinjëve të PDIU-së është bërë në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni, ndaj të cilëve Presidenti Ivanov ka refuzuar formimin e qeverisë së re, duke mos pranuar kushtin e shqiptarëve për gjuhën shqipe.

Në këtë protestë të rinjtë e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet i kanë bërë apel Republikës së Maqedonisë që të respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe Marrëveshjen e Ohrit. Kreu i Klubit të Patriotëve të Rinj Albano Idrizi, u shpreh se Republika e Maqedonisë nuk duhet të ketë frikë nga gjuha e Nënë Terezës. 

"Ndër shekuj shqiptarëve u janë bërë shumë padrejtësi. Protestojmë sot për një padrejtësi që po u bëhet vëllezërve tanë në Maqedoni. Presidenti anti-shqiptar Ivanov, Gruevski dhe gjithë kasa e tyre po punojnë kundër shqiptarëve. Ata punojnë për të nëpërkëmbur dinjitetin e Iliridës, por jo, nuk mund të nëpërkëmbet identiteti ynë kombëtar. Nuk mund të nëpërkëmbet identiteti i 800 mijë banorëve të Iliridës. Asgjë nuk kërkojmë ne më shumë se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, kërkojmë të drejtën e gjuhës për të cilën punuan aq shumë shqiptarët ndër shekuj. Mos kini frikë nga gjuha e Nënë Terezës", - u shpreh Albano Idrizi.

Në këtë protestë merrnin pjesë të rinjtë e PDIU-së, por edhe qytetarë të tjerë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini