Mësohet se përfaqësuesi ligjor i PDIU-së në KQZ ka kërkuar që të fusë emrin e kandidatit Ilir Tahiri në krye të listës, në vend të Volotit, ndërkohë që afati i dorëzimit të emrave ka përfunduar që në orën 24:00 të datës 6 maj, raporton Dita.
Në bazë të Kodit, partitë pas përfundimit të afatit nuk mund të bëjnë dot asnjë ndryshim emri, vetëm në rastet kur kandidati ka papajtueshmëri me Kodin Zgjedhor.
Marifeti i PDIU-së në bashkëpunim me KQZ qëndron në faktin se po tentohet të ndryshohet lista dhe të hiqet nga qarkullimi ajo që është dorëzuar më 6 maj dhe të çohet një listë e re. Megjithëse sipas ligjit deri në datën 14 bëhen vetëm saktësime të dosjes së kandidatëve, dhe jo ndryshime të individëve, si dhe faktit që zyra e shtypit të PDIU e ka shpërndarë për publikun listën zyrtare, nuk është çudi që KQZ-ja të gjejë në këtë rast një “përjashtim” nga ligji për të pranuar kërkesën e PDIU-së.












