Instituti i statistikave dhe historisë së futbollit në bazë të votimit të gazetarëve dhe specialistëve të futbollit në të gjithë globin ka zgjedhur edhe këtë edicion trajnerin më të mirë në botë.

Për ironi të fatit IFFHS ka hedhur poshtë vendimin e mbrëmjes gala të 7 janarit duke zgjedhur si më të mirin për vitin 2012 Jose Murinjon.

Në vendin e dytë të renditjes vetëm me dy vota më pak është Roberto Di Mateo.
Mourinjo ka marrë 101 vota, Di Mateo 99, ndërsa në vend të tretë me 97 vota renditet Simeone, i cili triumfoi në krye të Atletikos së Madridit në Europa Ligë.


Dylber Balla