Kualifikimi i Kukësit në turin e parë dhe fitorja në ndeshjen e parë të turit të dytë të Evropa Leagues ka krijuar një atmosferë shumë entuziaste në të gjithë qytetin dhe padyshim ekipin verilindor që po e përjeton shumë mirë suksesin.
Një nga heronjtë e ndeshjes me Sarajevon në ndeshjen e parë të turit të dytë është edhe Igli Allmuca, i cili shënoi edhe golin e fitores në mesin e pjesës së dytë. Një ditë pas ndeshjes me ekipin e Sarajevos, Allmuca shprehet shumë i kënaqur me fitores dhe beson fuqimisht në kalimin e këtij turi.
“E merituam plotësisht fitoren me ekipin e Sarajevos. Jemi të ndërgjegjshëm që ndeshja e kthimit do të jetë akoma më e vështirë për Kukësin, pasi luajmë në shtëpinë e tyre dhe kjo është një pikë e fortë për ata. Megjithatë kemi besim se do të ia dalim mbanë” shprehet mesfushori.
Por më tej, mesfushori zbulon edhe një pikë të dobët të kundërshtarit, ku do të bazohen edhe për të shënuar në Bosnje. “Ata mund të ndëshkohen shumë lehtë me anë të kundërsulmeve të shpejta. Këtë do ta shfrytëzojmë edhe në ndeshjen e kthimit, pasi ne zbresim shumë mirë në kundërsulm, ndërsa ata e kanë pikën më të dobët”.
/Shqiptarja.com