Drejtori Sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare ka qenë mes drejtuesve të bardhekaltërve që kanë prezantuar trajnerin e ri të skuadrës romane, Vladimir Petkovic. Tekniku i ri, i shfaqur në krah të shqiptarit që ishte mes mbështetësve më të mëdhenj për emërimin e trajnerit, ishte entuziast për detyrën e tij të re.

" Lazio ime duhet të rikthehet të dominojë mbi kundërshtarët. ne duhet të synojmë vendet e larta të renditjes. Në 3 vitet e fundit Lazio ka ecur mirë dhe unë dua ta vazhdoj këtë rrugë duke marrë pjesë në një projekt ambicioz. Dua të flas në vecanti me të gjithë futbollistët që do kem në dispozicion" tha tekniku kroat, Petkovic.

Mbi ardhjen e tij ka patur shumë tifozë dhe zyrtarë që janë rrudhur pasi nuk e pëlqejnë, por vetë Petkovic është mbrojtur: "Kam lexuar shumë gjëra që janë shkruar mbi mua. Por do ta vërtetoj në fushë se kush jam, dhe do të luftoj paragjykimet. E dua kontaktin direkt dhe komunikimi është i rëndësishëm" tha ish trajneri i Sion dhe Young Boys, në kampionatin zviceran. (rb/shqiptarja.com)