Një sasi droge është kapur në kufirin greko-shqiptar. 126 kg kanabis u sekuestruan në zonën e Thesprotisë në Igumenicë. Dyshohet se droga ishte nisur nga Shqipëria drejt Greqisë. Një person ka rënë në prangat e policisë greke, por ende nuk dihet nëse është me origjinë shqiptare ose jo.
Droga ishte e ndarë 89 pako dhe ishte e futur në pjesën e pasme të makinës, ashtu siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga policia helene.
Drejtuesi i mjetit është arrestuar teksa po tentonte të futej në Greqi nga kufiri i gjelbër. Ai akuzohet për veprën penale të mbajtjes, transportit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Policia greke ka sekuestruar mjetin si dhe 650 euro dhe 2 celularë.
Sipas policisë greke, vlera e drogës shkon në rreth 316 mijë euro. Policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Policinë e Sarandës. Pasi dyshohet se janë dy shqiptarë që e kanë transportuar lëndën narkotike.