Një ngarkesë e madhe me lëndë narkotike, (96 kg) është sekuestruar mëngjesin e sotëm nga policia greke pranë kufirit greko-shqiptar në Igumenicë. Kjo është sasia e dytë e kapur në këtë zonë brenda 8 ditëve të fundit.
Operacioni u zhvillua nga oficerët e policisë nga Departamenti i Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Igumenicë.
Makina me të cilën po transportohej droga ishte marrë me qira, teksa në timon ishte një grua me origjinë greke.
Si provë materiale, policia sekuestroi 90 pako me kanabis të papërpunuar me një peshë totale prej 96 kilogramësh e 74 gramë një sasi e vogël kokaine, kanabis i përpunuar, 100 euro dhe dy telefona celularë.
Komente







