LONDËR- Prodhimi i naftës nën kontrollin e Shtetit Islamik (ISIS) vlerësohet rreth 800 milionë dollarë në vit, ose dy milion dollarë në ditë, sipas llogaritjeve të organizmit amerikan IHS.
"ISIS-i mund të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme thjesht duke prodhuar një pjesë të vogël të sasive të naftës të territorit që ata kontrollojnë dhe duke e shitur naftën që ata prodhojnë kontraband", thekson IHS-ja në një komunikatë.
Kabineti amerikan vlerëson se ISIS-i kontrollon kapacitete prodhuese prej 350 mijë fuçi në ditë por prodhojnë vetëm 50 mijë deri në 60 mijë fuçi në ditë, që më pas e shesin kontrabandë me një çmim rreth 25 deri në 60 dollar për fuçi, pra shumë më pak sesa tarifat e tregut ndërkombëtar, aktualisht në tregjet botërore një fuçi shitet rreth 85 dollarë.
"Shitja e naftës nga ISIS-i bëhet kryesisht me kamionë duke kaluar nëpërmjet kufirit turk", shpjegon IHS-ja.
"Nafta ushqen makinerinë e luftës së ISIS-it, në veçanti automjetet ushtarake që janë jetësore për lëvizjet e tyre dhe kapacitetet luftuese si dhe financon drejtpërdrejtë aktivitetet e shumta të grupit", thekson organizmi./ATSH/
/Shqiptarja.com