Qeveria Italiane emëron ambasadorin e ri italian në Tiranë, Massimo Gaiani, i cili do të zëvendësojë me 4 dhjetor ambasadorin aktual Saba D’Elia.
Massimo Gaiani lindi në Addis Abeba në vitin 1956 dhe është futur në diplomaci në vitin 1982.
Që nga viti 2005 ka qenë Këshilltar Diplomatik i Ministrit të Politikave Komunitare, duke këshilluar ministra të ndryshëm që morën këtë detyrë, ku dhe është emëruar Koordinator i Zyrës së Sekretarisë së Komitetit Ndërministror për punët komunitare europiane (Ciace)
Jashtë Italisë ka qenë në shërbim në Konsullatën e Montrealit, ku është marrë me çështjet tregtare dhe në vazhdim në Përfaqësinë e përhershme pranë Komunitetit të atëhershëm Ekonomik Europian në Bruksel dhe në Ambasadën në Uashington.
Në Ministri ka punuar pranë Drejtorisë së Punëve Ekonomike, Sekretarisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Integrimit Europian dhe Drejtorisë së Personelit.
/Shqiptarja.com

Berisha përshëndet Saba D'Elian