Ikën Dede, vjen Alpin Gallo, Tirana
zgjedh një librazhdas për ta shpëtua

Donatorëve të ekipit të Tiranës u ka sosur durimi pas 8 javëve të para në kampionat dhe ndeshjes së parë në kupën e Shqipërisë. Pas një mbledhje të gjatë donatorët e ekipit bardheblu kanë vendosur që të shkarkojnë trajnerin e ekipit 24 herë kampion të Shqipërisë, Nevil Dede duke e bërë ‘kokë turku’ për mungesë rezultatesh.

Pas tetë muajve në pankinën bardheblu, Dede dështoi me objektivat edicionin e kaluar, por edhe këtë edicion, pasi Tirana renditet në vendin e 7 në kampionat në kuotën e 10 pikëve, me 3 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje. Vendimi për largimin e Dedes sipas informacioneve brenda ekipit bardheblu nuk ka qenë shumë i lehtë që të merret, pasi edhe donatorët kanë qenë të ndarë. Kështu Halili dhe Morina kanë vendosur si kusht për vazhdimin e financimit të Tiranës largimin e Dedes.

Halili e ka kërkuar disa herë ndryshimin e timonierit për shkak të mungesës së rezultatit. Vulën largimit të Dedes ia ka vendosur humbja në kupë në Patos përballë Albpetrolit me rezultatin 1-0. Në vendin e Dedes drejtuesit e ekipit të Tiranës kanë vendosur që të emërojnë Alpin Gallon, tek i cili bardheblutë shikojnë daljen nga kriza e rezultateve këtë edicion. Alpin Gallo është një njohje e vjetër në kampin kryeqytetas si lojtar por edhe si pjesëtar i stafit teknik.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq