TIRANE - Shefi i Shërbimit të Pediatrisë në Spitalin e Vlorës, Fatmir Brahimaj është zgjedhur Presidenti i Urdhrit të Mjekut në Shqipëri.

Brahimaj u zgjodh më 17 prill nga Asambleja Kombëtare, pas zgjedhjeve të zhvilluara për këshillat rajonalë gjatë muajit shkurt dhe mars.

Brahimaj i cili u prezantua për median nga ish Presidenti i Urdhrit të Mjekut Din Abazaj, tha se do të punojë fort për të përmirësuar shërbimin shëndetësor në vend.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)