TIRANE- Falimentimi i kompanisë ajrore “Belle Air”, hapi rrugë në tregun e kompanive që ofrojnë fluturime ajrore, kryesisht drejt Italisë, për futjen e operatorëve të rinj. “Belle Air” me shpalljen e falimentimit i dha fund një tregu të monopolizuar dhe të drejtuar prej saj për udhëtimet e kryera drejt Italisë. Që prej datës 20 dhjetor të vitit që lamë pas kompani të tilla si “Blu Panorama”, “Meridiana “Fly Albania” dhe “Planet Airlines” filluan të kryenin udhëtimet e tyre të para drejt qyteteve Italiane.
Pritshmëria e të gjithëve ishte që të merrte fund monopoli disavjeçar,i krijuar nga “Belle Air” dhe futja e disa kompanive të reja në treg të ndikonte në uljen e çmimeve të udhëtimeve ajrore. Shqiptarja.com ju drejtua pikave të ndryshme të cilat ofrojnë bileta nga kompanitë e reja, të futura në tregun e fluturimeve drejt italisë. Sipas këtyre operatorëve futja e kompanive të reja në treg, nuk ka përmbushur ende pritshmëritë e udhëtarëve për të pasur çmime më ekonomike për biletat që blejnë.
“Pavarësisht nga pritshmëritë apo nga ato që thuhen, çmimet kanë ngelur në të njëjtat nivele” tregon për Shqiptarja.com njëri prej këtyre operatorëve. Kjo sjellje arbitrare kalon në heshtje qëllimisht nga kompanitë ajrore, duke e bërë fare minimale konkurencën mes tyre.
Monopolin e krijuar në transportin ajror e ka pranuar edhe drejtoresha e Autoriteti të Konkurrencës, Lindita Milo. Sipas znj.Milo tregu i transportit ajror është i zhytur në abuzivizëm dhe pasojat i paguajnë të gjitha qytetarët.
Reagimi
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinastro në një reagim zyrtar për këtë çështje është shprehur optimist për hapjen e tregut të fluturimeve. Sipas ministrit Haxhinastro, hyrja në treg e disa kompanive të reja të fluturimeve ka rritur ndjeshëm shërbimin ndaj qytetarëve dhe ka ulur kostot.Çmimi i biletave krahasuar me një vit më parë është ulur 50 %”, tha ministri i Transporteve.
Shkrimi u publikua sot (09.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com