Ka lënë Amerikën dhe ka ardhur të investojë në Shqipëri, kjo është Megi, krah së cilës është shfaqur dje Ish-zv.kryeministri Niko Peleshi.

Në një postim në faqen e tij në facebook, Peleshi na tregon se Megi ka përfunduar studimet në Florida, SHBA, dhe se tani është kthyer të investojë në Shqipëri.

Ja postimi i tij në facebook:

“Megi ka përfunduar studimet në Florida dhe është kthyer në Korçë me një ide fantastike, "Earth Bar" në pedonalen e qytetit nga dje, sjell një linjë të plotë lëngjesh frutash dhe sallata, të gjitha bio.
Është një ambient i vogël por i kuruar me shumë pasion dhe dashuri.
Pasioni i Megit është ingredienti i duhur për Shqipërinë që Duam. Suksese Megi”


[gallery]22631[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com