Vetëm pak minuta para se të futej në shtëpinë më të famshe të “Big Brother Albania 7”, Andia, një ndër konkurentët e këtij edicioni është dorëhequr pa hyrë akoma në garë. Për herë të parë pas 7 vitesh, diçka e papritur ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother”, Andia tërhiqet!
Pas daljes nga shtëpia, ajo tha publikisht dhe arsyet e largimit të saj pa hyrë në garën për 100 milionë. Duhet të theksojmë se, formula e këtij edicioni ka ndryshuar që në fillim, pasi pas përzgjedhjes së cilësive tashmë çiftet nuk konkurojnë individualisht.
Ndërkohë, partneri i saj Ervini pas katër viteve për të hyrë në shtëpinë më të famshe, është vënë përballë vëllait të madh, duke u eliminuar pas dorëheqjes së Andias nga gara në “BB7”.
Kush ishte Andia
Andia 24 vjeç, ka mbaruar Universitetin e Durrësit për Eksperte në Proceset e Formimit dhe jeton me familjen.
Motra është pika e saj e dobët. I ati nuk jeton më prej gjashtë vjetësh dhe me të ka pasur një marrëdhënie të veçantë. Përveç shkollës, ka edhe pasione të tjera, një ndër të cilët edhe aktrimi.
I pëlqen edhe letërsia, lexon dhe shkruan. Një skenar i shkruar prej saj pret dritën e vënies në skenë. I pëlqen shumë miqësia, të punojë në grup, të ndajë mendime dhe eksperienca.
/Shqiptarja.com