Ikën Çomo, COVID 1 do të drejtohet nga një i komanduar, shefi i ri i Infektivit do të zgjidhet pas 25 prillit! Emrat e përfolur

Profesoreshë Najada Çomo tashmë është nën ethet elektorale të 25 prillit, pasi vendosi të lë bluzën e bardhë për të kandiduar si deputete në listën e Partisë Socialiste.

Por deri në zgjedhjen e shefit të ri të Shërbimit Infektiv, spital i shndërruar në COVID, gruaja që e udhëhoqi këtë Shërbim për 2 vjet e gjysmë, duke ndërprerë mandatin 5-vjeçar do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri sa të fitojë karrigen e deputetes.

“Ka një vendim të Këshillit të ministrave që zbatohet në këto raste pasi mandati i shefave të shërbimit është 5 vjeçar. Najada dhe përgjithësisht shefat e shërbimit në QSUT kanë 2 vite e gjysmë që janë përzgjedhur, kështu që në këto raste veprohet me proces komandimi. Drejtoria e QSUT  i propozon rektoratit një nga emrat që ata mendojnë për ta zgjedhur shef shërbimi, rektorati jep pëlqimin teorikisht dhe pastaj këto emra i shkojnë për konfirmim ministres së Shëndetësisë dhe ministres së Arsimit”-u shpreh Arben Gjata.

Drejtuesi i komanduar që do të përzgjidhet duhet të plotësojë disa kritere, mbi të gjitha t’i bëjë ballë pandemisë.

“Kriteri ka të bëjë kryesisht me titullin shkencor ose gradën shkencore, pra duhet të jetë minimalisht doktor shkencash. Duhet minimumi rreth 15 vjet eksperiencë pune dhe duhet të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pedagogjike. Te infektivi ka plot mjek që e kanë treguar gjatë gjithë kësaj kohe sepse ka një vit që ka filluar COVIDI dhe janë shumë mjek aty që kanë punuar me shumë vetëmohim, me shumë përkushtim. Do ta ketë të vështirë besoj drejtoria e QSUT të zgjedhë atë që përveç anës së përkushtimit dhe profesional ka dhe aftësi organizative”-tha rektori i Universitetit të Mjekësisë.

Emrat që janë përfolur për të marrë drejtimin e shefit të Shërbimit Infektiv janë mjekët infeksionistë Arjan Harxhi dhe Pëllumb Pipero.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Durrës pushoi hetimet për Elvis Roshin, GJKKO: SPAK të hetojë ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë,

Gjykata Durrës pushoi hetimet për Elvis Roshin, GJKKO: SPAK të hetojë ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë,