Ikën Elvira Diamanti, Arkivi Qendror
i Filmit me drejtoreshë të re

Ikën Elvira Diamanti, Arkivi Qendror<br />i Filmit me drejtoreshë të re<br>
Pas përfundimit të mandatit 4 vjeçar të Elvira Diamantit në Krye të Arkivave Qendrore Shtetërore të filmit, drejtoreshë e këtij institucioni është emëruar Iris Elezi.

Regjisorja Iris Elezi erdhi në krye të AQSHF-së, pas përfundimit të konkurrimit për vendin e lirë për pozicionin e Drejtorit të këtij institucioni.

Elezi, ka kryer studimet për producente filmash në Universitetin e Nju Jorkut në vitin 2001. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e kulturës në faqen e saj zyrtare.

Postimi i Ministrisë së Kulturës
Pas përfundimit të procedurave të konkurimit të hapur dhe publik për pozicionin Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror i Filmit, institucion në varësi të Ministrisë së Kulturës , referuar procedurave të ndjekura nga komisioni i ngritur për vlerësimin e dosjeve konkurruese

Znj. Iris Elezi përmbush kërkesat në përputhje me kriteret e vendosura.

Për sa më sipër, në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë , pikës 2 të  : Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, si dhe të nenit 14 të Statutit të AQSHF-së.

Znj. Iris Elezi emërohet në  pozicionin “Drejtor, në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit”.

Falenderojmë pjesëmarrësit në këtë konkurs dhe i urojmë suksese drejtores në këtë detyrë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament