Ikën Eraldi nga “BB7”: Esida ka qenë pjesë e lojës
Nga java në javë shtëpia më e famshe në Shqipëri “Big Brother Albania”, po zbulon surpriza! Java e katërt e show-t ku loja, konkurrenca për më të mirin i ka ndarë banorët, tashmë po vështirësohet. Ky spektakël, i cili filloi me një urim
Nga java në javë shtëpia më e famshe në Shqipëri “Big Brother Albania”, po zbulon surpriza! Java e katërt e show-t ku loja, konkurrenca për më të mirin i ka ndarë banorët, tashmë po vështirësohet. Ky spektakël, i cili filloi me një urim për Ditën e Verës për të gjithë shqiptarët, u pasua me surpriza, nominime dhe eleminime të paparashikuara. Por, kjo natë nuk u ndal këtu. Ajo çka na surprizoi, ishte eliminimi i Eraldit nga loja e shtëpisë më të famshme, djalit i cili u përfol për lojën e çrregullt që bëri vetëm në pak javë përkrah Esidës, partneres së tij. Pas daljes, Eraldi iu përgjigj pyetjes së Arbanës, se marrëdhënia me Esidën ka qenë thjeshtë pjesë e lojës së tij në “Big Brother”. Ndërkaq, Nevilës iu bë një surprizë nga Vëllai i Madh, një letër nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ku i jepet e drejta për të konkuruar në Akademinë e Policisë.
Opinionisti reagon kundrejt Eraldit: Meridiani të ka dominuarLidhur me ngjarjet në shtëpi, jep mendimin e vet edhe opinionisti Armand Peza. Ai komplimenton Valerin për sjelljen e tij, duke u sensibilizuar me personat qe nuk flasin, pra memecët, duke marrë shkas nga dënimi që i dha Vëllai i Madh. Por, ai mendon se Valeri i detyrohet një falje publike për të gjithë personat me sindromën Dawn, pasi në nervozizëm e sipër ai ka përdorur termin Dawn për të ofenduar Meridianin. Valeri pranon gabimin dhe kërkon falje publike me gjithë zemër. Opinionisti komplimenton vajzat për paraqitjen e tyre, ndërsa jep mendimin e tij lidhur me largimin e Eraldit, si dhe aleancat që pati krijuar brenda shtëpisë, ku sipas tij një aleancë që nuk ishte në favor të Eraldit.
(Në Foto: Eraldi, banori i eliminuar gjatë spektaklit të 14 marsit)Zbulohet çifti për banorët, Fatjoni dhe Matilda fitojnë imunitetÇifti i cili prej katër javësh kanë qenë pjesë e shtëpisë më të famshe të “Big Brother”, një lojë e vështirë përball tyre, tashmë janë zbuluar. Vëllai i Madh, pas debatit që u bë javën e kaluar mes Matildës dhe Fatjonit, çiftit real ka zbuluar dhe të vërtetën e tyre për të gjithë banorët e tjerë. Një histori e cila tashmë ka magjepsur publikun, por edhe banorët brenda shtëpisë.
(Në Foto: Çifti i vërtetë i BB7 Matilda dhe Fatjon) Rigelsi rrëfen historinë e tij, takon pas 3 vitesh djalinRigelsi, një nga banorët e “Big Brother 7” ka rrëfyer natën e katërt “live” jetën e tij të gjatë dhe me plot peripeci. Surpriza për Rigelsin ishte pikërisht takimi me djalin e tij pas 3 vitesh! Rigelsi, djali i cili gjithë fëmijërinë e ka kaluar në vendlindje, Pogradec. Në 1997-ën familja e tij është larguar për në Amerikë. Aty fillimisht ka bërë punë të ndryshme, në ndihmë të familjes, por më pas, për t’iu përshtatur ambientit të ashpër që gjeti aty, u bë pjesë e disa bandave për disa vite me radhë. Pikërisht në momentin kur vendosi që jeta e tij të merrte një kthesë pozitive, problemet me dokumentet e detyruan që të kthehet përsëri në Shqipëri, duke lënë djalin e tij të vogël, i cili tanimë jeton me të ëmën, nga e cila Rigelsi është divorcuar. Jeton në Tiranë, punon, falet pesë herë në ditë dhe shkon çdo javë në xhami.
(Në Foto: Konkurrenti i BB7 Rigelsi)Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni online
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
21/3
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
65.5%
-
Edi Ramën
28.6%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6481
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Yzeiri: Rri e rri e trazo hirin
7 Tetor, 20:12
-
Rrezikohet jeta e policit, militantët e PD i hedhim molotov! I shpërthen te këmba, rrobat i marrin flakë (VIDEO)
7 Tetor, 20:04
-
Pamjet me dron të Report TV nga Bashkia e Tiranës, protestuesit e pakët rrethojnë godinën
7 Tetor, 19:59
-
Hidhet molotov drejt Bashkisë së Tiranës, Noka udhëheq përplasjen me policinë
7 Tetor, 19:51
-
Protesta e opozitës, mbështetësit e PD bllokojnë rrugën dhe qarkullimin e mjeteve! E pësojnë dhe qytetarët, ndërhyn Policia
7 Tetor, 19:49
-
Pas selisë së PS-së, flakët e molotovit përfshijnë edhe pjesën para Ministrisë së Brendshme
7 Tetor, 19:45
-
FOTO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor, 19:38
-
Molotovë drejt selisë së PS, digjet banderola me foton e Ramës
7 Tetor, 19:37
-
Mero Baze: Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
7 Tetor, 19:36
-
Protestuesit tek Bashkia e Tiranës, hidhet molotov mes efektivëve të policisë
7 Tetor, 19:32
-
Protestuesit vendosen tek Partia Socialiste, hidhet molotov
7 Tetor, 19:32
-
Bardhi dhe Noka japin instruksione në telefon për protestusit pas kaosit te Kryeministria, digjet stacioni i autobusit!
7 Tetor, 19:31