Ikën i nxehti përvëlues, Tirana e qytetet e tjera ‘pushtohen’ nga breshëri (VIDEO)

TIRANË- Pas temperaturave përvëluese, vendi ynë është përfshirë nga stuhi breshëri. Tirana, Elbasani, Durrësi, Korça, Fieri e qytete të tjera janë ‘pushtuar’ nga reshje masive breshëri. Policia i bëri apel drejtuesve të mjetit që të bëjnë kujdes me shpejtësinë, ndërsa për shkak të erës së fortë u rrëzuan disa pemë në disa qytete.

Stuhia e cila vjen pas një kohe të gjatë thatësire dhe temperaturave të larta mbi 40 gradë celsius, zgjati për disa minuta. Nga pamjet, duket që breshëri ka qenë me përmasa të mëdha, ndërsa menjëherë pas ndryshimit të motit temperaturat pësuan një rënie.

Duket se i nxehti po i lë vendin reshjeve të shiut, pasi deri ditën e mërkurë, në mesditë dhe pasdite, priten reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurta. Ditën e enjte dhe të premte reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore.

Në lindje dhe juglindje lokalisht reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Rreshjet e shiut në Elbasan
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:07
VIDEOLAJM/ Stuhia hedh në tokë pemët në Korçë

Stuhia ka përfshirë disa qytete të vendit pas temperaturave përvëluese.

Report Tv sjell video nga qyteti i Korçës, ndërsa dallohen pemët e rrëzuara në tokë për shkak të erës së fortë.

Ora 21:00
Pas stuhisë, punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren! Veliaj apel qytetarëve: Për probleme raportoni te ‘Tirana Ime’ ose 112


Orët e fundit Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të shumta shiu. Grupet e emergjencës së Bashkisë Tiranë bashkë me skuadrat e tjera po punojnë intensivisht për të normalizuar situatën pas shirave të rrëmbyeshëm.

Edhe pse reshjet ishin tepër intensive, kanalizimet kulluan brenda një kohe të shkurtër sasinë e madhe të ujit, ndërsa lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve vijon aktualisht pa probleme.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një reagimi në rrjete sociale apelon qytetarët që të kenë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme. 

“Tirana është përfshirë nga moti i keq, do të ketë reshje dhe erëra të forta. Ju lutem, tregoni kujdes dhe shmangni lëvizjet e panevojshme! Ekipet tona janë të gatshme për çdo situatë. Për çdo problem, raportoni në aplikacionin "Tirana Ime" ose telefononi 112”, shkruan ai.

Ora 20:37
Breshëri ‘pushton’ vendin, Policia apel shoferëve: Kujdes me shpejtësinë

Policia e Shteti u bën apel shoferëve që të bëjnë kujdes me shpejtësinë pas stuhisë së breshërit që ka ‘pushtuar’ disa qytete të vendit.

"Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë. Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore. Telefononi 112 për çdo shkelje apo në rast nevoje në rrugë", apelon policia. 

Ora 20:34
VIDEOLAJM/ Pak para stuhisë, retë e dendura ‘mbërthejnë’ bregdetin e Golemit

Re të dendura, të vrenjtura, kështu dukej plazhi i Golemit pak para se të pushtohej nga stuhia e breshërit.

Retë e dendura ‘mbërthyen’ plazhin e Golemit, ndërsa po perëndonte edhe dielli.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Ben: 26/08/2024 20:01

    cijanimor icat famili, na theu xhamat e bambolonit mor. tan don boskut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?