Ikën Lajçak, Peter Sorensen emisari i ri i BE për dialogun Kosovë-Serbi! Diplomati danez, njohës i mirë i Ballkanit

Mirosllav Lajçak përfundon mandatin e tij si ndërmjetësues i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Ai mbyll një mandat 5-vjeçar të shoqëruar nga kundërshti sidomos nga ana e politikës në Kosovë për anëmbajtje në procesin e dialogut mes palëve të cilat u shprehën edhe në takimin e tij të fundit me disa eurodeputetë, ndërsa zbatimi marrëveshjeve apo dialogu nuk njohën përparim gjatë mandatit të tij.

Zyrtarisht në 1 shkurt nis punën si i emëruari I BE për dialogun, Peter Sorensen. Ajo çfarë po shihet me optimizëm në funksion të procesit të dialogut nga analistët është fakti se Peter Sorensen do të ketë detyrë të merret vetëm me procesin e dialogut, i cili pritet të nisë me një takim të nivelit të lartë politik, ndoshta mes Vuçiç dhe Kurtit.

Sorensen është një diplomat karriere, i cili e njeh mirë rajonin. Ai ka qenë I angazhuar në Serbi, në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë me UNMIKun, gjë që ka bërë që figura e tij të krijonte një perceptim të mirë që kur u lakua se do të ishte një ndër pretendentët për të zëvendësuar Lajçak.

Emisari i ri i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është 57 vjeç nga Danimarka. Prejardhja e tij ka krijuar pritshmëri për barazi në dialog dhe pritet të ulë gjithashtu edhe tensionet mes emisarit Lajcak dhe pretendimeve nga politika në Prishtinë, e cila shpesh e akuzoi sllovenin se mbante një pozicion njësoj si vendi i tij që nuk njeh shtetin e Kosovës.   

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Mars, 00:12

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?



×

Lajmi i fundit

Sot nis muaji i shenjtë i Ramazanit, Ja kalendari!  kreu i KMSH mesazh: Muaji i solidaritetit, të forcojmë lidhjet me familjen e shoqërinë!

Sot nis muaji i shenjtë i Ramazanit, Ja kalendari! kreu i KMSH mesazh: Muaji i solidaritetit, të forcojmë lidhjet me familjen e shoqërinë!