Ikën pa paguar nga restoranti në Berat, media italiane: Në Shqipëri paskan shkuar edhe disa 'dinakë'

Ikën pa paguar nga restoranti në Berat, media italiane: Në Shqipëri paskan shkuar edhe disa 'dinakë'

Momenti kur turistët italianë largohen pa paguar

Lajmi se disa turistë italianë ishin larguar pa paguar nga një restorant në Berat bëri bujë në mediat shqiptare, ndërsa sot është pasqyruar edhe në mediat në Itali.

Një prej mediave italiane, Open Online shkruan se bumi i turistëve italianë në Shqipëri, mesa duket ka sjellë edhe ata njerëz që kanë “zakone të këqija”.

“Për shumë italianë, vera e vitit 2023 ishte e lidhur me Shqipërinë: ikja nga brigjet kombëtare, shkaktoi rekordin historik  të nisjeve verore drejt Tiranës. Një ‘pushtim’ që banorët vendas nuk mund të mos e vinte re. Megjithatë, jo gjithmonë me kënaqësi, pasi disa turistë duket se kanë sjellje të këqija: ky është rasti i një grupi prej katër italianësh që u larguan nga një restorant pa paguar faturën prej rreth 80 euro. Gjithçka ka ndodhur në Berat, një qytet historik në qendër të vendit. Sipas gazetave lokale tha pronari i restorantit, se nuk kishte bërë as përpjekjen më të vogël për t'i ndjekur”, shkruan media italiane open online.

Ky është rasti i një grupi turistësh italianë që pasi darkuan në restorant “Guva” në Berat u larguan pa paguar një faturë prej 80 eurosh.

Pronari i restorantit tha për Report Tv se ishte hera e parë që ndodhte, duke shtuar se çmimet e tij janë normale dhe se katër italianët kishin komplimentuar edhe ushqimin”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

SPAK godet  kokat e krimit/ Artan Rexhepi në 'Studio Live': Meriton përgëzime! Duhet të godas më shumë brenda policisë

SPAK godet kokat e krimit/ Artan Rexhepi në 'Studio Live': Meriton përgëzime! Duhet të godas më shumë brenda policisë