Italianët ia futën vrapit pa paguar në Berat, pronari i restorantit për Report Tv: Pastë dorën e mbarë hajduti, na falënderuan edhe për ushqimin se u pëlqeu
Turistët italianë në Berat
Viku Kadëna, pronari i restorantit në Berat ku ndodhi edhe incidenti me turistët italianë në Berat të cilët ikën me vrap pa paguar, është prononcuar jashtë kamerave për gazetaren e Report Tv Mimoza Sinanaj.
Pamjet e një grupi turistësh italianë të cilët largohen me vrap pa paguar faturën për çfarë kishin konsumuar në restorant, bënë xhiron e rrjetit.
Report Tv mëson se bëhet fjalë për një bujtinë në lagjen “Mangalem” të Beratit, dhe gazetarja Mimoza Sinanaj, arriti të bisedojë me pronarin e bujtinës, Viku Kadëna.
Ai rrëfen se katër klientët italianë u shprehën të kënaqur dhe i falënderuan për ushqimin, dhe thekson se çmimet janë normale. Por në një moment, kur burrë dhe grua po u shërbenin klientëve të tjerë, shumica të huaj, grupi i italianëve u ngrit nga tavolina dhe u larguan me vrap nëpër rrugicat e lagjes historike të Beratit, pa e paguar faturën, rreth 80 euro.
“Jo se më krijuan humbje të madhe por le të bëhen shembull dhe t’i ekspozojmë këta njerëz të cilët ulin poshtë veten e tyre. Siç e kemi ne beratasit shprehjen "pastë dorën e mbar hajduti" ose t’i përdorini ato lekë për një gjë të mirë”, - është shprehur pronari i lokalit.
Një fenomen i tillë nuk i ka ndodhur kurrë – tregon pronari Kadëna.
G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.6%
-
Gafë
50.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4951
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati i dështuar në Berat/ Arrestohet 46-vjeçari që fshehu makinën e 2 vëllezërve autorë, tentoi të arratisej nga Shqipëria
6 Janar, 10:28
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Berat/ Ndahet në mënyrë të papritur nga jeta kirurgu i njohur Piro Leka
4 Janar, 15:16
-
Atentati i dështuar me breshëri kallashi ndaj dy shokëve në Berat, Policia shpall në kërkim 2 vëllezërit durrsakë
3 Janar, 14:15
-
Berat/ Dy persona i shpëtojnë atentatit në lagjen 'Donika Kastrioti'! 2 vëllezër i qëllojnë me automatik nga makina, dyshohet prishja e pazareve të drogës në Greqi (EMRAT)
2 Janar, 17:48
-
VIDEO/ Nata e ndërrimit të viteve, spektakël fishekzjarresh edhe në Berat
1 Janar, 01:51
-
Lefter Maliqi ‘kartolinë’ SPAK-ut: Bëre drejtësi me regji! Bëra sërish padi për bashkinë
31 Dhjetor 2024, 12:18
-
Berat/ Bën parakalim të gabuar, mjeti humb kontrollin del nga rruga dhe më pas përmbyset, plagosen 3 persona (VIDEO)
31 Dhjetor 2024, 07:42
-
Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja
27 Dhjetor 2024, 12:18
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor 2024, 15:50
-
Besimtarët e krishterë në Berat festojnë Krishtlindjet: Dashuri, begati dhe harmoni në çdo familje
25 Dhjetor 2024, 11:37
-
VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit
25 Dhjetor 2024, 09:03
Komplimente per urimin e ketyre te pa vetedishmeve,shendet
PërgjigjuNGA EMRI KY PRONARI DUHET TE JET ME PREARDHJE "ÇIFUTE " MEZO SANGUE...... SE SHQIPTARET THON GJAK E DHJAM JU BOFT...
PërgjigjuO shpellar, kthehu ne mesjeten prej nga ke dale! Rracizmi nuk eshte gje tjeter vetem tregues i nje injorance tejet te thelle!! Per te larguar ndongje keqkuptim: jam shqiptar brez pas brezi, pra nuk jam izraelit, por perpiqem te mburrem me ate qe kam bere une ne jete, me meritat e mia, jo se ku jam ngjizur si qenie njerezore.