Në prag të ndeshjes me Borusian e Dortmundit kapiteni i ekipit të Realit të Madridit ka thumbuar Cristiano Ronaldon kur është pyetur nga gazetarët se për cilin do të votonte për Topin e Artë. Casillas ka deklaruar se kurrë nuk do të votonte për vete.

" Të jem i sinqertë, unë nuk do të kisha votuar për veten. Preferoj mirënjohjen e punës time, e cila vjen nga jashtë dhe jo nga vetja ime. Ajo që nuk kuptoj është se përse nënvlerësohen portierët për cmimin e Topit të Artë" është shprehur Casillas.

Deklarata e gardianit të Realit vjen një ditë pas asaj të Ronaldos që u shpreh se do të votonte për vete. Sakaq, Casillas e ka bërë publike votën e tij për mbrojtësin Sergio Ramos, c'ka ka shkaktuar mjaft polemika brenda ekipit merengues.


(d.b/shqiptarja.com)