Legjenda e futbollit spanjoll Iker Kasijas ka festuar fitoren e 100 me ekipin kombëtar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ngritur trofeun e dytë radhazi të Europës.
Në fund të finales me Spanjën, Kasijas është shpallur edhe portieri më i mirë i kompeticionit, pasi ka pësuar vetëm një gol.
Kapiteni është shfaqur mjaft i lumtur pas fitores duke festuar së bashku me të dashurën e tij Sara Carbonero.
“Ky është momenti më i bukur në futbollin spanjoll. Jemi në majën e Olimpit falë punës voluminoze që kemi bërë gjatë viteve të fundit, e cila u shpërblye më së miri.
Uroj që një sukses i tillë të përsëritet edhe në edicionet e tjera, një meritë të vecantë për triumfin ka edhe trajneri Vincente Del Boske” ka thënë pas ngritjes së trofeut kapiteni Kasijas.
Theksojmë që kapiteni i ekipit të Spanjës është futbollisti që ka fituar gjithçka në botën e futbollit, nga Champions League, kupa e Botës, Europiani dhe shumë trofe në rang klubesh.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com