Ikin bizneset italiane dhe greke
vijnë ato nga Kosova e Emiratet
Ndonëse investimet e huaja direkte janë në nivele rekord prej rreth 1 miliardë euro në vit dhe ndër më të lartat në rajon (si rrjedhojë e investimeve të TAP dhe Devoll), kompanitë e huaja më të vogla nga shtetet perëndimore duket se nuk po e preferojnë më të bëjnë biznes në Shqipëri.
Ndonëse investimet e huaja direkte janë në nivele rekord prej rreth 1 miliardë euro në vit dhe ndër më të lartat në rajon (si rrjedhojë e investimeve të TAP dhe Devoll), kompanitë e huaja më të vogla nga shtetet perëndimore duket se nuk po e preferojnë më të bëjnë biznes në Shqipëri.
Të dhënat e INSTAT treguan se numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta ra me 5.2% në vitin 2016. Nga të dhënat e përpunuara nga Monitor rezulton se të paktën 13 shtete kanë shënuar tkurrje të numrit të subjekteve që kishin aktivitet në Shqipëri, ku kryesojnë vendet e Europës Perëndimore.
Tkurrjen më të lartë në vlerë absolute e kanë raportuar bizneset me kapital grek, ose të përbashkët. 153 ndërmarrje greke janë mbyllur në vitin 2016, duke bërë që numri i subjekteve me pronësi nga ky shtet të bjerë me 23%, për të arritur në 522. Ndërmarrjet greke janë të dytat për nga numri në Shqipëri, me 9.3% të totalit.
Edhe sipërmarrjet italiane janë me rënie, teksa 91 subjekte janë mbyllur, me një reduktim prej 3.3%. Italia kryeson për numrin e ndërmarrjeve të huaja, me 2662 në fund të vitit 2016, ose 47% të totalit. Megjithatë, në Shqipëri është mjaft i përhapur fenomeni i italianëve që hapin një NIPT, por nuk kryejnë asnjë veprim. Kjo ka bërë që tatimet të kalojnë shumë prej tyre në status pasiv, pasi nuk kanë deklaruar aktivitet për të paktën 12 muaj. Bizneset nga Gjermania kanë mbyllur 37 subjekte, me një rënie prej 24%. Në Shqipëri ka gjithsej 511 biznese gjermane, ose të përbashkëta. Sipërmarrjet nga Gjermania nuk e preferojnë shumë tregun shqiptar për shkak të nivelit të lartë të korrupsionin dhe moszbatimit të ligjeve.
(Tabela për investimet e huaja në Shqipëri)Në rënie kanë qenë dhe bizneset nga Kanadaja dhe Amerika, me përkatësisht -29 dhe -19 subjekte të mbyllura. 27 subjekte turike dhe 17 kineze janë mbyllur gjithashtu. Rritjen më të lartë në 2016-n e kanë shënuar subjektet nga Kosova, me 35, duke e çuar numrin total në 556. Sipërmarrjet nga Kosova zënë vendin e tretë, pas Italisë e Greqisë, me 8% të totalit. Tre biznese të reja janë hapur edhe nga kompanitë serbe (total 46), ndërsa kanë rënë ato nga Mali i Zi dhe Maqedonia (përkatësisht -13 dhe -16).
Pas Kosovës, vërshimin më të madh e kanë pasur bizneset na Emiratet e Bashkuara, me 28 subjekte të reja, pothuajse dyfishim në raport me vitin e mëparshëm./
monitor/
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 4076
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Operacioni Revanshi/ Pjesë e një grupi kriminal që kultivonin drogë, Apeli i GJKKO lë në qeli vëllanë e deputetit Eduard Ndreca
15 Janar, 15:50
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Itali/ Vrau biznesmenin shqiptar se s’kishte para ta paguante, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për italianin
15 Janar, 15:46
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
Nesër futet në fuqi ligji, falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat dhe ato të COVID-19
15 Janar, 15:33
-
Vrasja e 81-vjeçarit pranë shtëpisë në Zall-Bastar/ Flet djali i tij për Report Tv: Nuk kishte konflikte me njeri! Menduam se ishte aksidentale, mbante gjithnjë lekë me vete
15 Janar, 15:31
-
Dyndje aplikimesh nga diaspora (edhe me pasaktësi)! KQZ nën 'presionin' e kohës, opozita: A i jepni dot dum?
15 Janar, 15:30
-
Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit
15 Janar, 15:27