Dorëheqje dhe emërime të reja në krye të disa prej institucioneve qendrore të administratës. Report Tv ka mësuar se mes largimeve janë edhe ish vartësit e Belinda Ballukut, të përmendur edhe në dosjet e ish zv. Kryeministres.
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Aviacionit Civil, ku tashmë është emëruar ish-drejtori i Albcontrol, Dritan Isaku!
Nga ana tjetër ish Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës kur drejtohej nga Balluku ka dhënë dorëheqjen si drejtuese e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Nga ana tjetër këtë të martë u prezantua edhe Andrea Shllaku si drejtues i Autoritetit Portual Durrës, pas largimit të Liburn Aliut.
Dorëheqjet vijnë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi që drejtuesit e 132 institucioneve të largoheshin.












Komente
Komento