Muzhaqi në Report Tv: Strategjia Kombëtare për Rininë do të ndikojë në uljen e largimit të të rinjve nga vendi

TIRANË- Më qëllim frenimin e largimit të rinjve dhe të rejave nga vendi, qeveria ka hartuar një strategji kombëtare për Rininë. Ministrja për Fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, foli në lidhje me këtë strategji, ndërsa nënvizoi se ndër të tjera ky inovacion rinor ka si qëllim afrimin e tyre drejt tregut të punës.

Megjithatë për ministren e Rinisë, ikja e të rinjve është një fenomen që ndodh në gjithë botën dhe kjo nuk duhet të shihet vetëm në kontekstin negativ. Sipas Muzhaqit, qëllimi i programeve të rinisë është që të qëndrojnë në Shqipëri dhe të ndërtojnë të ardhmen këtu.

'Është një strategji 7 vjeçare për të rinjtë. Është miratuare edhe plani i veprimit. Buxheti total është 5.5 miliard lekë. Kemi edhe një hapësirë buxhetore që do të mbushet nga donatorësh.  Ikja e të rinjve është një fenomen që ndodh në gjithë botën dhe jo domosdoshmërisht duhet për më konotacione negative. Të gjithë kanë mundësi që të largohen dhe jam e gëzuar që të rinjtë e kanë këtë mundësi unë nuk do të doja t’i ndaloj nga ikja. Programet kanë këtë qëllim që t’i bëjnë të rinjtë që të qëndrojnë në Shqipëri. Programi i kodimit lidhet me të rinjtë që të kenë paga të denja në Shqipëri. Të rinjtë shqiptar jo gjithmonë e kanë mundësinë të bëhen pjesë e këtyre kurseve. Në fakt të gjitha programet që janë parashikuar, por edhe ato që kanë filluar janë të shpërndara gjeografikisht në të gjithë Shqipërinë. Pjesa që dua të theksoj se një nga kërkesat dhe kriteret vlerësues ka qenë përfshirja e grupeve të margjinalizuara. Të gjitha janë elementë shtesë që të rinjve shqiptar u ofrohen me shumë mundësi. Të marrin pjesë në shumë aktivitete falas. Është një paketë që të rinjve u ofron shumë mundësi. Kemi filluar një rrugëtim në gjithë Shqipërinë dhe pjesa kryesore është edhe takimi me të rinjtë. Të rinjtë janë prioritet i qeverisë shqiptare. Objektivi është realizimi i strategjisë. Detyra ime kryesore është bashkërendimi me ministritë e linjës.’- u shpreh Muzhaqi për gazetarin Arbër Hitaj.

Vetëm pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin, përmes të cilit do të nisë një program jashtëshkollor në 9-vjeçaret dhe gjimnazet e vendit për orë shtesë në arte, zeje, pikturë e teknologji. Ministrja tha se ky program do të nisë fillimisht në 200 shkolla të vendit dhe më pas do të shtrihet në të gjithë vendin.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jola: 27/10/2022 22:19

    Kujt I hyn ne pune ti moj shushke? Ministre pa merite, ndaj ikin te rinjte, injorante cope mishi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja