Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar edhe këtë të mërkurë në Bashkinë e Sarandës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Afrim Qëndro, kreu i Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bërë me dije se në bashkëpunim me IMT dhe Policinë ka nisur shembja e objekteve pa leje në Ksamil.
Qëndro thotë se aksioni do të vijojë nesër në qytetin e Sarandës. Ai thekson se parashikohet prishja e 10 objekteve mes të cilave struktura beton/arme, metalike ose druri.
“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me IMT-në vendore dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit po ndërhyn në Bashkinë e Sarandës me synim goditjen e paligjshmërisë dhe mbrojtjen e hapësirave publike. Ditën e sotme ka filluar prishja e objekteve pa leje në njësinë administrative të Ksamilit ndërsa do të vazhdojë edhe ditën e nesërme në qytetin e Sarandës.
Në total, parashikohet prishja e 10 objekteve mes të cilave struktura beton/arme, metalike ose druri. Objektet janë ndërtuar pa dokumentacionin përkatës dhe në shkelje të ligjit. Për të gjitha rastet, IKMT ka ndjekur rrugën ligjore dhe masat përkatëse administrative”, shkruan Qëndro.
Komente










