Banorët e Thethit, që janë njëherësh pronarë të bujtinave kanë protestuar kundër shembjes së ndërtimeve të reja. Ata janë njoftuar për aksionin e IKMT-së dhe i kanë bërë “pritë” ndërhyrjes me fadroma në zonën turistike.

“Shteti prej 30 vitesh nuk na jep tapitë e shtëpive, tokave”, thanë banorët.

Banorët u mblodhën në Qafë-Thore, duke kërkuar të pajisjen me hipoteka dhe me leje ndërtimi, pasi sipas tyre zhvillimi është i domosdoshëm për shkak të rritjes së numrit të turistëve në Theth.

Protesta vjen tri ditë pas arrestimit të një 59-vjeçari në Theth pasi kishte kryer punime me qëllim shtimin e ambienteve për qëllime turistike.