RADHIMË- Ka vijuar rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm aksioni i Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për shembjen e objekteve në Radhimë. Në këtë zonë janë vendosur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të mos lejuar banorët e zonës të pengojnë aksionin për shembjen e objekteve.

Aksioni po ndiqet nga drejtoresh e IKMT-së Dallandyshe Bici dhe Drejtori Pol të Vlorës, Artion Duka. Jashtë kamerave Bici sqaroi se do të ndërhyhet në 51 prej tyre ndërsa për të tjerat pritet të shprehet ASHK ( kadastra), pasi janë objekte në proces legalizimi ose me dokumente hipotekore.

Shembjet e objekteve do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Vlora deri në Orikum. Ditën e djeshme, shembja e objekteve u shoqërua e rezistencën e banorëve, të cilët u shprehën se nuk janë kundër shembjeve të objekteve por kërkojnë që ajo të mos jetë selektive.

Drejtoresha e Përgjithshme e IKMT Dallëndyshe Bici

Policia rrethon zonën ku po bëhet shembja e objekteve

Prishjet në Radhimë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:49
IKMT: Deri më tani janë prishur 15 objekte në Radhimë! Policia ka qëndruar krah nesh

1569916091_dallandyshebici.jpg

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka falenderuar policinë e Shtetit për gatishmërinë gjatë aksionit në Radhimë ku do të prishen 60 objekte pa leje. Deri më tani njofton IKMT- janë prishur 15 objekte

"IKMT, falënderim për Policinë e Shtetit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është në aksion në bregdetin e Vlorës prej mëse tri javësh, në funksion të projektit të vazhdimit të shëtitores buzë detit. IKMT ka në planin e saj prishjen e mbi 60 objekteve pa leje. Deri tani janë prishur rreth 15. Në punën e tyre përgjatë këtij aksioni, inspektorët e IKMT janë ndeshur gati çdo ditë me kërcënime, sharje, fyerje dhe skena që ndjellin dhunë nga poseduesit e këtyre objekteve pa leje, të mbështetur nga të afërm apo të njohur të tyre. Nga ana e inspektorëve ka pasur përherë nje sjellje për t’u përshëndetur, pa reaguar asnjëherë. Por këtë herë duam të falënderojmë në mënyrë të veçantë Policinë e Shtetit, e cila jo vetëm është sjellë korrektësisht dhe profesionalisht në çdo minutë që situata mund të përndizej, por edhe ka mbajtur një qëndrim mëse komunitar, duke mirëkuptuar acarimin e qytetarëve, por duke zbatuar plotësisht ligjin. Policia e Shtetit ka qenë në krah të IKMT dhe jo pak herë kanë shmangur veprime dhe situata që nuk dihet si mund të precipitonin. E vërtetë se është e pazakontë të falënderosh një institucion pse kryen detyrën, por ndonjëherë varet dhe si e kryen detyrën. Ndaj jo vetëm falënderim, por edhe mirënjohje për punën e policisë gjatë aksionit tonë në Vlorë", shkruan IKMT.

Ora 10:40
Pronarët e bizneseve në Radhimë përplasen me IKMT dhe FNSH: Tek fëmijët tuaj i pagofshi (VIDEO)

Banorët dhe pronarët e biznesve të objekteve që po prishen në Radhimë nga IKMT janë përplasur mëngjesin e sotëm me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët kanë janë përpjekur të neutralizojnë tensionet mes banorëve dhe punonjësve të IKMT.  

1569919263_tensionradhime.jpg