Grupi i armatosur që mësyu në hotelin e Vasil Bedinajt në Radhimë rezulton të ketë djegur një prej mjeteve me të cilat mbërritën në ambientin e Regina Palm. Report Tv ka siguruar pamjet ku shihet se si një Audi A8 është djegur plotësisht, në rrugën e bypass-it, pranë Radhimës. Mjeti rezulton të jetë djegur pasi grupi i armatosur u largua nga ambientet e hotelit. Ende nuk dihet nëse brenda tij janë gjetur ose jo armë që rojet e sigurisë së “Swat” i kishin me vete.


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: M'i jep dhe zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)