Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur prishjen e 20 objekteve në gjurmën e Unazës së Madhe, Loti III në Astir. Objektet janë të madhësive nga dy deri në katër kate, me funksione të ndryshme.

Një pjesë e tyre janë shpronësuar sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa një pjesë janë s'kualifikuar. Deri tani, aksioni i IKMT ka vijuar i qetë. Punimet do të zgjasin 4 muaj ndaj trafiku do jetë i kufizuar. Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj u bëri thirrje shoferëve që të zgjedhin rrugë alternative për të hyrë në Tiranë.