Diva e muzikës Madonna ka shtyrë turneun e saj botëror raporton BBC. Sipas menaxherit të saj Guy Oseary, ylli botëror i POP-it është prekur nga një infeksion i rëndë bakterial pas të cilit ajo do të qëndrojë në shtrim spitalor.
Në një deklaratë, Guy Oseary tha se shëndeti i Madonna-s po përmirësohet, por ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Madonna njoftoi turneun botëror me 35 data në fillim të vitit.
Ikona e pop-it synoi të festonte 40-vjetorin e këngës së saj të famshme, Holiday, duke nisur turneun e saj të parë të hiteve më të mira ndonjëherë.