Ikonat e sekuestruara nga policia të koleksionistit të njohur Gjergji Thimio në vitin 2013, përfundimisht kanë kaluar në pasuri shtetërore.
Çështja e koleksionit të Gjergj Thimios ka qenë një nga më të bujshmet përgjatë këtyre tri viteve, ndërsa vetë koleksionisti u dënua me burgim.
Në vitin 2013 policia raportonte sekuestrimin e 1147 veprave të ikonografisë ndërkohë që listat e tyre asnjëherë nuk kanë përkuar me ato që kanë deklaruar institucionet.
Pas këtij akti pasoi edhe një skandal me transportin e tyre nga Galeria e Arteve drejt Muzeut Kombëtar.
Njoftimin për eskpozitënm e japin drejtuesit e Muzeut Historik Kombtar të cilët do të celin edhe një eskpozitë ikonografike të titulluar “Thesare të shpëtuara”.
Ekspozita do të mbahet më 29 shtator me rastin e “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”.
Ndërkohë drejtuesit e Muzeut Historik Komëbta njoftojën se kjo ekspozitë ka si qëllim të ndërgjegjësojë opinionin publik mbi rëndësinë e ruajtjes së thesareve të trashëgimisë kulturore dhe sjell si produkt ikonat e sekuestruara, në cilësinë e provës materiale, nga koleksionisti Gjergji Thimio, kaluar në pronësi shtetërore.
Për ekspozitën grupi i punës kanë përzgjedhur 62 objekte, nga të cilat janë 27 ikona, 14 pjesë ikonostasi, si edhe 4 kryqe ikonostasi, të cilat të shkulura nga kishat e jugut të Shqipërisë.
Ekspozita zhvillohet nën kujdestarinë e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe me Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore dhe do të qëndrojë e hapur nga data 29 shtator deri më 08 tetor 2016, në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com